• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ Sherri me armë në lokalin me muzikë live. Do vrisnin pronarin sepse…
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE/ Sherri me armë në lokalin me muzikë live. Do vrisnin pronarin sepse…

27 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Zbardhen te tjera detaje nga sherri me arme ne lokalin me muzike live ne Korce. Policia ben me dije sot se ka arrestuar një tjeter shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

“Ne pranga u vu G.T, 17 vjeç, banues në Korçë dhe u shpall ne kerkim A.S, 28 vjeç, të dy bashkëpunëtorë të dyshuar, si të implikuar në ngjarjen e ndodhur më datë 25.11.2017, në një lokal me muzikë live”- thote policia.

Sipas policise dyshohet se të dy këta shtetas në bashkëpunim mes shtetasit A.Qiraxhi dhe A.Babani, banues në Korçë, më datë 25.11.2017, për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin, me armë zjarri dhe me sende të forta shtetasit A.L dhe A.K, të dy banues në Korçë.

Ngjarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth mesnate në një lokal tallavaje në dalje të qytetit të Korçës. Disa të rinj kanë qëlluar me breshëri nga rruga në drejtim të lokalit, ndërsa më tej kanë tentuar të vrasin pronarin dhe administratorin me mjete të mprehta.

Këta të fundit i kishin nxjerrë një javë më parë jashtë pasi të rinjtë ishin në gjendje të dehur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në kilometrin e parë të aksit Korçë-Kapshticë, ku sipas të dhënave, dy automjete janë pozicionuar para lokalit dhe me breshëri kanë qëlluar në drejtim të tij.

Më tej kanë hyrë brenda ambienteve të lokalit tallava dhe me thikë kanë plagosur në pjesën e krahut njërin nga administratorët. Gjithashtu, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pronarin e lokalit.

Pas sinjalizimit të dhënë, Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimeve për rastin, janë zbuluar njëra pas tjetrës vepra penale të tyre, ku ishte i përfshirë edhe babai i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Sipas të dhënave zyrtare nga blutë, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes, ndërsa ka përfunduar në pranga babai i njërit prej tyre, pasi në lokalin në pronësi të tij kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, si edhe posedonte lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe municione.

Policia ka bërë me dije se shtetasit A.Qiraxhi, 23 vjeç dhe shtetasi A.Babani, 18 vjeç, së bashku me disa shtetas të tjerë bashkëpunëtorë të dyshuar të tyre, janë pozicionuar me dy automjete përpara lokalit dhe kanë goditur me dy armë zjarri tip kallashnikov dhe pistoletë në drejtim të këtij të fundit.

Këta shtetas, më pas, kanë hyrë në lokal dhe kanë goditur me mjet të mprehtë shtetasin A.K., dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.L. (pronari dhe administratori i lokalit). Shtetasi A.K. ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës dhe nuk ka probleme për jetën.

Policia e Korçës më tej, gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Lubonjë, ka gjetur të braktisura të dyja automjetet, një tip “BMW” me targa AA 848 FG, brenda të cilit u gjetën shkopinj druri, një sëpatë dhe dy gjerdanë me fishekë, dhe mjeti tip “BMW” me targa AA 267 ND, të cilat ishin përdorur nga autorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja ku po e shijon dëborën e parë Luana (FOTO)
Previous article Fshehën rrobat e vjedhura në karrocën e fëmijës, arrestohet çifti shqiptar në Itali

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT