• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Detaje nga vrasja e Oliver Ivanoviçit dhe portreti i një politikani serb në Kosovë
Home
Rajon

Detaje nga vrasja e Oliver Ivanoviçit dhe portreti i një politikani serb në Kosovë

16 January, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Rajon

Persona ende të panjohur e qëlluan në mëngjesin e sotëm liderin e SDP-së, Oliver Ivanoviq

Ivanoviq u vra gjatë disa të shtënave që u zhvilluan mëngjesin e sotëm në veri. Mbi të thuhet se u gjuajt derisa po hynte në zyrat e partisë.

Sipas informatave jozyrtare, Ivanoviqi u transportua menjëherë në spital, derisa rrugës nuk iu rezistoi plagëve dhe ndërroi jetë. Ndihma urgjente u thirr nga një fqinjë që ishte duke shkuar për të blerë bukë.

Sipas Ksenija Bozovic nga GI SDP, policia gjeti tre predha para zyrës. Ndërsa sipas dëshmitarëve, një njeri i panjohur, deri më tani edhe për policinë, ka gjuajtur drejt tij.

Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj tij. Në vitin 2017 atij iu dogj vetura në qendër të Veriut.

Oliver Ivanoviç lindi më 1 prill 1953 në fshatin Rznic afër Deçanit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe shkollën inxhinierike mekanike në Mitrovicë. Ishte pionier i Akademisë Ushtarake në Zagreb, por u largua pas tre vjetësh. Ai u diplomua nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë, po ashtu u diplomua edhe nga Fakulteti i Ekonomisë në Prishtinë.

Ka punuar në kompaninë transportuese të Mitrovicës “TransKosovo”, në Fabrikën e Pllakave qeramike të Mozaikut dhe në zyrën e Hepokut në Mostar. Prej vitit 1991 deri në 1998 ai ishte kreu i qendrës sportive në Mitrovicë. Ai shërbeu si zëvendësdrejtor i përgjithshëm i kompanisë “Feronikel” nga Glogovac deri më 2004, kur u bë drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit për Kosovë.

Kur u formua Këshilli Kombëtar Serb në vitin 1999, Ivanoviqi u bë kryetar i Komitetit Ekzekutiv për veriun e Kosovës. Prej atij vendi ai u zëvendësua në vitin 2001. Kur qeveritë e RFJ-së dhe të Serbisë formuan Qendrën Koordinuese për Kosovën, të emëruar si Shef i Shërbimit për Zhvillim Ekonomik dhe Rindërtim. Që nga viti 2008, ai ishte sekretar i shtetit në Ministrinë e Kosovës. Ai ishte anëtar i Partisë Social Demokratike që nuk ekziston më. Ai ishte një instruktor dhe një arbitër ndërkombëtar karateje. Ai ishte kryetar i klubit të karatesë “Trepça”.

Ishte i martuar dhe babai i tre djemve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dëshironi të pasuroheni? Patjetër duhet të keni me vete këtë ngjyrë kur paguani lotarinë
Previous article “Golat” e Strakoshës, Lacio 12 pikë më shumë prej tij

Redaktor1

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT