• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE NGA VETËPLAGOSJA E 18-VJEÇARES/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE NGA VETËPLAGOSJA E 18-VJEÇARES/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

15 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar 22-vjeçarin E.Gj., i cili u shpall në kërkim pas vetëplagosjes së një vajze 18-vjeçare në një hotel në Sauk. I riu akuzohet për moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, të kryera në bashkëpunim, si dhe mbajtje pa leje të armëve.

Para oficerëve të policisë, i dashuri i vajzës është shprehur se ka qenë duke qëndruar jashtë hotelit bashkë me të atin, kur kanë dëgjuar krismën e pistoletës. Sipas tij, janë ngjitur me vrap në dhomë dhe e kanë gjetur të plagosur.

Fillimisht kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por kur kanë parë se gjendja ishte serioze, kanë vendosur ta çojnë në spital.

Pistoleta, sipas policisë, është e 22-vjeçarit, por ende nuk është gjetur, pasi i riu nuk tregon vendin ku e ka fshehur. Deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka indicie që ngjarja të ketë dinamikë tjetër, përveç vetëplagosjes, pasi e reja më parë ka tentuar të dëmtojë veten.

Përveç 22-vjeçarit, policia arrestoi edhe mamanë e tij, e cila e dërgoi në spital vajzën. Në pranga ra edhe V.Gj., xhaxhai i 22-vjeçarit, një personazh me precedent kriminal, ish-i dënuar. Në kërkim policia ka shpallur S.Gj., të atin e 22-vjeçarit, dhe kushëririn e tij, E.Gj., i cili ndihmoi në dërgimin e vajzës në spital.

Sipas policisë, i dashuri, babai dhe xhaxhai i tij fshinë çdo gjurmë gjaku dhe prove në hotel, dhe instruktuan nënën e 22-vjeçarit dhe kushëririn që në spital të deklaronin se vajzën e gjetën në rrugë, te rrethrrotullimi i Ekonomikut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRDHUNIMI I 14-VJEÇARES PARA GJYKATËS ANGLEZE: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni
Previous article TRAGJIKE/ Po riparonte makinën në një servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT