• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE NGA TRAGJEDIA NË MALIQ/ Fëmijët po luanin me shkrepëse, nëna nxorri vajzën dhe u rikthye për djalin, humbën jetën të dy nga asfiksia
Home
Breaking News

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË MALIQ/ Fëmijët po luanin me shkrepëse, nëna nxorri vajzën dhe u rikthye për djalin, humbën jetën të dy nga asfiksia

20 October, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Maliqit mesditën e djeshme, ku 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar L. Azizllari humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre.

Shkaku i vdekjes dyshohet të jetë asfiksia nga tymi. Ndërkohë, vajza 6-vjeçare ndodhet në QSUT, në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie të shumta në trup.

Sipas raportimeve, dy fëmijët ishin vetëm në banesë dhe dyshohet se po luanin me shkrepëse në momentin kur shpërtheu zjarri. Nëna ndodhej te fqinjët dhe, kur është kthyer, ka gjetur banesën e mbuluar nga tymi.

Ajo arriti të nxjerrë vajzën jashtë, por kur u rikthye për të shpëtuar djalin, fatkeqësisht mbeti e bllokuar brenda dhe humbi jetën së bashku me të birin.

Fëmijët kanë qenë duke luajtur me shkrepëse, ndërsa nëna ka qenë të fqinjët. Kur është kthyer ka parë shtëpinë të mbushur me tym. Ka mundur të nxjerrë vajzën jashtë dhe më pas është rikthyer për të nxjerrë djalin, por nuk ka mundur. Vajza e kishte të vështirë lëvizjen, pasi kishte probleme me ecjen.

Të dy fëmijët ishin me spektrin e autizmit. Fqinjët thonë se herë pas here vajza lëvizte me karrocë. Kanë qenë fqinjët që kanë bërë të mundur nxjerrjen e nënës dhe djalit. Vajza ka plagë të shumta për shkak të flakëve. Ndërsa nëna dhe djali kanë pasur shumë pak plagë dhe vdekja e tyre ka ardhur nga asfiksia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GAZMENT BARDHI PËRJASHTOHET NGA KUVENDI/ Ja për sa ditë nuk do lejohet të marrë pjesë në seanca
Previous article NË BURG PREJ SHKURTIT/ Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT