Zbulohen detaje të reja nga mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ku ishte i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Rama gjatë mbledhjes e cila është shoqëruar me debate mes palëve politike ka thënë se i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa ka theksuar se ajo duhet miratuar.
“Që marrëveshja të miratohet duhen votat në Kuvend. I qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit. Marrëveshja duhet miratuar. Ne si mazhorancë nuk i kemi votat për ta miratuar. korrektimi në kod i përket vetëm hapjes së listave”, ka thënë mes të tjerash Rama.
Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka deklaruar në mbledhje se PS ka qëllim të rihapë edhe njëherë diskutimin për marrëveshjen e 5 qershorit, edhe pse kjo e fundit është miratuar me konsesusin e të gjitha palëve.


