Kosova ka arritur një tjetër fitore diplomatike. Ndërkohë që në Shtëpinë e Bardhë kryeminsitri Abdullah Hoti po nënshkruan marrëveshjen trilaterale me SHBA dhe Serbinë konfirmohet zyrtarisht se Izreali ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Njohja duket se është fryt e ndëhryjes amerikane pranë Izrealit dhe një përparim domethës i Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike, raporton Reuters.
Këtë deklaratë ai e bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


