Mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me sekuestrimin e sasisë prej 4.3 ton kokaine, në zonën e Triestes. Mësohet se droga kap vlerën e 240 milionë eurove, ndërsa në operacion është përfshirë edhe SHBA.
Megaoperacioni u bë falë bashkëpunimit të Guardia di Finanza, nën drejtimin e Drejtorisë Antimafia.
Së bashku me kokainën policia ka sekuestruar edhe 2 milionë euro cash, si dhe makina të grupit kriminal, mes të cilave edhe një kamion.
Ky është një nga konfiskimet më të mëdha të drogës ndonjëherë në Evropë.
Ndërkohë prej orëve të para të mëngjesit, mbi 60 policë janë përfshirë në arrestimin e 38 personave të shpërndarë në Itali, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Holandë dhe Kolumbi, të gjithë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Hetimi filloi më shumë se një vit më parë me bashkëpunimin e drejtësisë italiane, policisë kolumbiane, së bashku me agjencinë amerikane të Hetimeve të Sigurisë Kombëtare.


