• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE NGA EKZEKUTIMI I BUJAR ÇELËS/ 4 autorët të veshur si policë, qëlluan të gjithë njëkohësisht drejt viktimës
Home
Breaking News

DETAJE NGA EKZEKUTIMI I BUJAR ÇELËS/ 4 autorët të veshur si policë, qëlluan të gjithë njëkohësisht drejt viktimës

17 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

4 dyshohet se kanë qenë personat që kanë hapur zjarr mëngjesin e sotëm përpara një lokali te rrethrrotullimi i Bradasheshit, duke i marrë jetën Bujar Çelës, vëlla i Talo Çelës. 50 vjeçari është vrarë në orën 05.45 të mëngjesit të sotëm, sapo ka zbritur nga makina e tij për të pirë një kafe.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dyshohet se 4 autorët kanë qenë të veshur si policë dhe kanë qëndruar gjithë kohën pranë lokalit ku u vra 50 vjeçari duke e pritur. Sapo ai ka parkuar makinën dhe ka dalë prej saj duke u drejtuar për në lokal, autorët kanë qëlluar të gjithë, njëkohësisht, drejt tij.

Nga kqyrja e trupit të viktimës dhe gëzhojave, dyshohet se atentatorët kanë përdorur armë zjarri pistoletë. Viktima është qëlluar nga vrasës profesionistë, të armatosur dhe të maskuar, të cilët nuk i kanë lënë mundësi as të reagonte.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Policia e Elbasanit por dhe Forcat Speciale RENEA e FNSH nga Tirana që kanë nisur krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Pak minuta pas kërkimeve, në fshatin Murrash, njësia administrative Papër, është gjetur një mjet tip Renault me targa AA 876 DC, tërësisht i djegur, i cili dyshohet se është i autorëve.

Bujar Çela punonte si taksist në zonë dhe priste udhëtarët që vinin nga Greqia.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar dhe pamjet e kamerave të zonës, për të hedhur dritë mbi ngjarjen dhe autorët. Në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit janë ngritur pika kontrolli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI/ Biden paraqet planin për vaksinën anti-COVID. Trump i kundërpërgjigjet: Ne e shpikëm, tani…
Previous article A MUND TA PARASHIKOJMË NJË PANDEMI? Çfarë thonë shkencëtarët

s.autor

Postime të ngjashme

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT