• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE NGA BRENDA SALLES/ Prokuroria nxjerr prova sekrete, Tahiri nuk përmbahet
Home
Breaking News

DETAJE NGA BRENDA SALLES/ Prokuroria nxjerr prova sekrete, Tahiri nuk përmbahet

20 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Dalin detaje nga seanca me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateveve për Tahirin.

Report TV ka mundur të sigurojë disa prej deklarimeve të tre prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhënë në Këshillin e Mandateve gjatë seancës me dyer të mbyllura. Fillimisht prokurorët kanë dorëzuar si provë përpara Këshillit të Mandateve dosjen e gjykatës së Katanias tashmë e bërë publike.

I vetmi ndryshim është se dokumenti prej 416 faqesh është marrë në rrugë zyrtare me firmat e nevojshme dhe me vulë të njomë për të marrë vlerën e provës. Report TV ka mësuar gjithashtu se prokurorët i kanë dorëzuar Këshillit të Mandateve edhe disa përgjime të kryera në Shqipëri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Sipas prokurorëve janë përgjime kryer anëtarëve të grupit Habilaj të cilët flasin për trafik droge dhe siguri të plotë për kalimin e sasive të mëdha të drogës. Në përgjime nuk përmendet në asnjë rast emri Saimir Tahirit.

Prokurorët thanë se në përgjime dalin edhe disa oficerë policie. Prokurorët kanë deklaruar se siguria e anëtarëve të këtij grupi, lidhjet farefisnore, takimet e shpeshta me anëtarëve të këtij grupi kriminal në kohë të ndryshme në zonën e Vlorës, makina, si dhe bisedat e përgjuara nga prokuroria e Katanias, i kanë krijuar prokurorëve shqiptarë bindjen se ish-ministri Tahiri është i implikuar në këtë grup kriminal.

Prokuroria po ashtu gjatë seancës me dyer të mbyllura i kanë thënë anëtarëve të Këshillit të Mandateve se implikimi i Sajmir Tahirit konstatohet jo direkt dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë trafik. Prokurorët kanë theksuar se implikimi është indirekt, duke qëndruar në rol pasiviteti dhe jo me veprime konkrete.

Ne kemi krijuar bindjen thanë prokurorët të mbështetur në indicie dhe prova që Tahiri ka qenë në dijeni për trafikun e drogës që kryente ky grup kriminal. Në seancën me dyer të mbyllura prokurorët i thanë Këshillit të Mandateve se ata janë duke biseduar me autoritet italiane, dhe se u kanë konfirmuar atyre që disponojnë filmime të këtij grupi kriminal.

“Nuk dimë ende se kush personazhe janë filmuar me Habilajt, por autoritet italiane na kanë konfirmuar se do na e venë shumë shpejt në dispozicion” kanë deklaruar prokurorët Hajdarmataj, Ymeri dhe Osmani.

Në fund të paraqitjes të provave të quajtura sekrete nga tre prokurorët ata kanë deklaruar se “nuk e dimë ende se sa të disponueshëm do të tregohen autoritetet e drejtësisë italiane, për transferimin e provave hetimore, por në rrugë zyrtare kanë treguar pozitivitet për të bashkëpunuar dhe shtrirë hetimet e tyre dhe në Shqipëri për krerët e këtij grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë./ReportTV

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shikoni sa informacion mund të mbajë truri i njeriut
Previous article Koreja Veriore: Do ta sulmojmë vetëm SHBA-në

Redaktor2

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT