• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ Kush është biznesmeni shqiptar i arrestuar nga operacioni i 1.6 tonëve marijuanë
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE/ Kush është biznesmeni shqiptar i arrestuar nga operacioni i 1.6 tonëve marijuanë

27 November, 2017 F.autor Aktualitet, Kronikë

Roja bregdetare greke ndaloi dje një skaf të ngarkuar me 1.6 ton marijuana.

Përveç marijuanës, u arrestuan dhe 10 persona, të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

6 nga të arrestuarit janë shqiptarë, 2 italianë, 1 grek dhe 1 bullgar.

Mediat greke raportojnë se mes të arrestuarve është edhe një biznesmen me inicialet S.K.

Sipas tyre, ai është një sipërmarrës i njohur në ishullin e Mikonos në Greqi.

Biznesmeni u arrestua në portin e Larissas së bashku me personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Dyshohet se ngarkesa e madhe e drogës do të shkonte pikërisht në Mikonos dhe një pjesë do të shitej në tregun vendas kurse pjesa tjetër në shtetet evropiane.

Autoritetet bregdetare greke ndoqën për disa orë në det mesnatën e së shtunës skafin e mbushur me kanabis.

Trafikantët qëlluan me armë ndaj policisë, por autoritetet u kundërpërgjigjën.

Një snajper i pozicionuar në helikopterin e forcave greke që ndiqte nga ajri mjetin lundrues, qëlloi skafin duke e detyruar të ndalonte.

Dy skafistët janë shqiptarë dhe janë të dy me precedentë penal. Të rinjtë janë nga qyteti i Sarandës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Ky është 25-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë nga atentati i sotëm në Vlorë
Previous article Mugabe iku, por janë edhe 10 diktatorë jetëgjatë në pushtet

F.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT