• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJE/ Autori i sulmit terrorist në Vjenë, një 20 vjeçar me origjinë shqiptare i Maqedonisë së Veriut, dyshime për lidhje me ISIS
Home
Nderkombetare

DETAJE/ Autori i sulmit terrorist në Vjenë, një 20 vjeçar me origjinë shqiptare i Maqedonisë së Veriut, dyshime për lidhje me ISIS

3 November, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Njëri prej autorëve të sulmeve terroriste të organizuara mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin austriak, Vjenë është një i ri shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer tha se 20 vjeçari i ekzekutuar nga policia është shtetasi Kurtin.S, lindur në Austri por me origjinë shqiptare i Maqedonisë së Veriut.

Një gjë e tillë u deklarua më hërët edhe nga kryeredaktori i gazetës së përjavshme austriake Falter, Florian Klenk. Përmes Twitter-it Klenk, thotë se autori i sulmit ishte rreth 20 vjeç, i lindur dhe rritur në Vjenë por me prejardhje shqiptare.

“Emri i tij ishte Kurtin S. i lindur në vitin 2000, ishte 20 vjeç, ishte lindur dhe rritur në Vjenë dhe kishte prejardhje shqiptare. Prindërit vinin nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për islamizmin‘, shkruan ai në një status në Twitter.

“Kam hulumtuar disa detaje rreth terroristit, emri i tij ishte Kurtin S. i lindur në vitin 2000, ishte 20 vjeç, ishte lindur dhe rritur në Vjenë dhe kishte prejardhje shqiptare. Prindërit vinin nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për islamizmin. Ishte nën radarin e autoriteteve sepse ishte një nga rreth 90 islamistët austriakë që donin të udhëtonin drejt Sirisë. Ai u ndalua ta bënte këtë në korrik. Policia nuk i besoi atij që po planifikonte një sulm terrorist në Vjenë,” – shkruan kryeredaktori Klenk.

Sulmi nga i cili mbetën të vdekur 4 personave u krye në disa pika të kryeqytetit austriak. Gjithçka nisi në orën 20:00 me orën lokale në Vjenë, ku disa persona të armatosur nisën të qëllonin në ambjente te ndryshme ndaj civileve. Viktimat ishin 3 burra dhe një grua të moshës nga 40 deri në 50 vjec. Po ashtu raportohet edhe për 6 persona të plagosur, të cilët janë në gjendje kritike për jetën.

I vetmi atentator që u ekzekutua nga policia ishte 20 vjeçari austriak me origjinë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, që sipas ministrit të Brendshëm ishte radikalizuar dhe dyshohet se ishte rekrutuar nga ISIS. Madje ai kishte tentuar para pak kohësh edhe t’i bashkohej ISIS në Siri. Katër atentatorët e tjerë u dorëzuan para policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËN LLOGARITË/ HABIT Kryemadhi: Vendi i 1 dhe i 2 janë të zënë, Rama po doli i katërti në zgjedhje
Previous article COVID-19 NË VLORË/ Dy gjyqtarë pozitivë, në karantinë edhe 4 punonjës gjykate pritet pergjigjia e tamponit

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT