• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJE/ Arrestohet princi miliarder, vizitoi Durrësin me jahtin luksoz
Home
Breaking News

DETAJE/ Arrestohet princi miliarder, vizitoi Durrësin me jahtin luksoz

5 November, 2017 F.autor Breaking News

Arabia Saudite njoftoi arrestimin e investitorit të shquar miliardër Princit Alwaleed bin Talal mbrëmjen e djeshme, i cili vizitoi në gusht edhe vendin tonë, duke u takuar me kryeministin Rama dhe ministrin e Jashtëm, Bushati.

Në valën e arrestimeve janë vënë edhe të paktën 10 princa të tjerë, katër ministra dhe dhjetëra ish-ministra. Njoftimi i arrestimeve është bërë ne Al Arabiya, rrjetin satelitor në pronësi të Arabisë Saudite.

NY Times shkruan se arrestimi i princit Alwaleed është i sigurtë se do të dërgojë valë tronditëse si nëpërmjet Mbretërisë dhe qendrave të mëdha financiare në botë.

Ai kontrollon firmën e investimeve Kingdom Holding dhe është një nga burrat më të pasur në botë, që zotëron ose ka aksione të mëdha në News Corp, Citigroup, Twitter dhe shumë kompani të tjera të mirënjohura. Princi gjithashtu kontrollon rrjetet televizive satelitore të shikuara në të gjithë botën arabe.

Fushata gjithëpërfshirëse e arrestimeve duket të jetë masa e fundit për të konsoliduar fuqinë e princit të kurorës Mohammed bin Salman, djalit të preferuar dhe këshilltarit të lartë të mbretit Salman. Në moshën 32-vjeçare, princi i kurorës është tashmë zëri dominues në ushtrinë Saudite, politikat e jashtme, ekonomike dhe sociale, duke nxitur murmurit e pakënaqësisë në familjen mbretërore që ai ka grumbulluar shumë fuqi personale dhe në një moshë shumë të re.

Vizita ne Shqiperi 
Njeriu i 45-të më i pasur i botës, Princi Al Waleed, mbërriti në Durrës me jahtin e tij super luksoz në 25 gusht të ketij viti.

Emri i tij i plotë është Alwaleed Bin Talal Bin Abdulaziz Al Saud. Ai u takua po ate dite me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Diskutimet mes tyre u përqëndruan në investimet e mundshme në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastukturës.
takimi-me-bushatin

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Euro mund të forcohet, ja vendimi që nxit trendin rritës
Previous article Boksieri shqiptar fiton titullin kampion në Gjermani

F.autor

Postime të ngjashme

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria... Aktualitet

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria...

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT