Lugina e Valbonës dhe Alpet e Shqipërisë janë nga destinacionet më të preferuara kryesisht për turistë të huaj, ku bashkë me mrekullitë natyrore ngërthehen edhe zakonet dhe traditat e fshatrave veriore, shprehet ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.
Duke vënë theksin te turizmi malor, Bushati pohon se “Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Një nga zonat më të vizituara në rrethin e Tropojës, madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. E preferuar jo vetëm nga turistët vendas, por edhe të huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit”.
“Nëse zgjidhni të vizitoni Shqipërinë fiksoni vendet e bukura dhe postojini me hashtagun coloursofalbania2018. Nxitoni, konkursi është i hapur deri në 30 shtator!”, shton Bushati.
Po ashtu, Bushati poston një video ku përshfaqe lugina e liqenit të Fierzës, gryka e Valbonës, Maja e Hekurave dhe Jezerca me gjithë peizazhin e Alpeve.
Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Një nga zonat më të vizituara në rrethin e Tropojës, madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. E preferuar jo vetëm nga turistët vendas, por edhe të huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.Nëse zgjidhni të vizitoni #Shqipërinë fiksoni vendet e bukura në 📸 dhe postoini me hashtagun #coloursofalbania2018 Nxitoni, konkursi është i hapur deri në 30 shtator! Video e realizuar nga Albi Cela 👏🏼
Posted by Ditmir Bushati on Sunday, September 2, 2018


