Plazhi i Radhimës është një prej vendeve më panoramike të të gjithë jugut.
Prej kohësh qytetarët preferojnë këtë destinacion si një “zgjidhje” e momentit të fundit kur vendosin se ku do t’i kalojnë pushimet.
Të paktën kështu është thënë nga një turiste vendase nga Tirana e cila na ka shkruajtur në redaksinë e ALPENews.al duke sjellë edhe një pamje mahnitëse të vendit ku po kalon pushimet.
Pushuesja shkruan për “Summer 2018” kështu:
“Vij në Radhimë sa herë kur mbetem pa vendosur diçka paraprake për pushime. Familja ime përbëhet nga shumë njerëz, dhe aventurat e vogla të verës na bëjnë mirë për të na afruar më tepër me njëri tjetrin. Kështu është këtu, një vend i qetë familjar, dhe në fund të ditës të shijon edhe perëndimi”.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



