Qafshtama po kthehet në një destinacion të dalluar në hartën turistike europiane, e zbuluar që nga skautët belgë e deri tek ata që kanë nevojë për mirëqenie fizike të cilët vijnë në këtë zonë të njohur për aspektet e saj kurative.
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato e cila ka vizituar këtë destinacion turistik thekson se Qeveria do të ndihmojë nëpërmjet skemave të parashikuara tërë ato sipërmarrje private, të cilat përmes ideve inovatore, promovimit të produkteve 100% shqiptare dhe punës cilësore shndërrojnë agro-turizmin dhe turizmin malor në një mundësi për zhvillimin e zonave rurale dhe në një atraksion kyç të Shqipërisë që duam.


