• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACIONI “PETRELË”/ VIDEO: Kurora e kryeqytetit me identitet dhe bukuri natyrore
Home
Media të Huaja

DESTINACIONI “PETRELË”/ VIDEO: Kurora e kryeqytetit me identitet dhe bukuri natyrore

24 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Fundjava i gjen të gjithë kryeqytetasit me një dëshirë të madhe për t’u arratisur nga pluhuri dhe zhurma drejt një vendi ndryshe i cili t’u falë qetësi. Mundësitë janë të shumta një ndër to ndodhet vetëm 18 km larg kryeqytetit dhe është fshati Petrelës me kalanë historike.

Petrela, kurora e kryeqytetit me identitet dhe bukuri natyrore

Kalaja e Petrelës ngrihet mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit me të njëjtin emër, ka trajtë trekëndore me dy kulla vrojuese. Ndërtimi i parë i saj i përket periudhës së antikitetit, ndërsa forma e sotme daton në shekullin e XV. http://ata.gov.al/2018/08/24/petrela-kurora-e-kryeqytetit-me-identitet-dhe-bukuri-natyrore/Petrela, kurora e kryeqytetit me identitet dhe bukuri natyrore

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Friday, August 24, 2018

Brenda një territori të vogël, ka mundësi përzgjedhjeje si turizëm kulturor, kulinari, gjelbërim dhe turizmi agrar. Që të gjitha shkrihen mes tyre, duke mbetur ndër trevat më të vizituara në periferi të Tiranës.

Kalaja e Petrelës ngrihet mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit me të njëjtin emër, ka trajtë trekëndore me dy kulla vrojuese. Ndërtimi i parë i saj i përket periudhës së antikitetit, ndërsa forma e sotme daton në shekullin e XV.

Ajo bënte pjesë në sistemin sinjalizues dhe mbrojtës të kalasë së Krujës. Kjo kala ishte nën komandën e motrës së Skënderbeut, Mamica Kastriotit.

Në ambientet e kalasë, ashtu siç ndodh në të gjitha kalatë në Shqipëri ka shërbim restoranti. Prej andej përpara shfaqet një pamje mjaft e bukur drejt luginës së Erzenit, kodrave me ullinj dhe maleve përreth.

Por nuk është vetëm bukuria natyrore ajo që tërheq vizitorë të shumtë nga vendi dhe bota, historia është një tjetër pikë e fortë e saj. Ata që dëgjojnë historinë e kalasë mbeten të mahnitur dhe nxitojnë të klikojnë në internet për të gjetur më shumë të dhëna duke dashur të ndërtojnë një tablo më të qartë të asaj që shohin gërshetuar me të shkuarën.

Pak histori …

Petrela njihet si vendbanim i hershëm 2000 vjet p.e.s me emrin Persqop. Petrela dhe banorët e saj ishin pjesë e fisit të Taulantëve. Për herë të parë, ky vend thirret Petrela nga Ana Komnena. Zbulimet tregojnë se Kalaja e Petrelës është ndërtuar në shekullin e VI pas Krishtit.

Kalaja u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake, pasi nga Petrela mund të shihej Kruja si dhe sistemi i fortifikimeve mbrojtëse përreth Durrësit, pjesë e së cilës isht edhe Petrela. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare: Partizani transferon lojtarin nga Koreja e Veriut, firmos për 2 vite me të kuqtë
Previous article Për pak ditë bëhet nënë/ Shihni si duket Ajola Xoxa në ditët e fundit të shtatzënisë (FOTO)

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT