Sezoni turistik i këtij viti i ka gjetur më të pastër plazhet në qytetin e Lezhës.
Punëtorët e shërbimeve të Bashkisë së Lezhës vijojnë kujdesin dhe pastrimin e plazheve publike në afërsi të Kunes.
Sipas bashkisë së Lezhës, punonjësit e shërbimeve pastrojnë çdo ditë territorin e rërës dhe pishave të këtij plazhi, i cili gjatë këtij viti ka tërhequr një numër të lartë turistësh.
Në plazhin e Kunes, në Shëngjin vihet për diellin, për detin e rërën, për bukuritë e rralla, që natyra u ka dhuruar banorëve mikpritës e të shoqërueshëm.
Rripi i gjerë i rërës së pastër, nga njëra anë kufizohet me detin dhe nga ana tjetër me pyllin e rrallë me pisha e drurë të tjerë. Një rrip i ngushtë rërë me bimësi, ndan ujërat e cekëta bregdetare me lagunat.