Qyteti bregdetar i Himarës, i cilësuar si një nga perlat e turizmit shqiptar edhe këtë vit është një nga destinacionet më të preferuara për turistë vendas dhe të huaj. Ata shprehen se këto plazhe ofrojnë çdo gjë që ata duan dhe kjo I bën që ata të kthehen sërish në Shqipëri për të kaluar pushimet e tyre.
Edhe për këtë vit Himara mbetet një nga destinacionet e preferuara për turistët vendas por edhe të huaj për të kaluar pushimet verore, kjo për plazhet e virgjëra dhe të bukura që ajo ofron.
Plazhet e Himarës janë populluar nga turistë të ndryshëm që nga ata vendas por edhe nga Gjermania e Amerika e largët. Ata shprehen se Shqipëria dhe shqiptarët janë njerëz të mrekullueshëm, ndërsa bukuritë që ky vend të ofron, plazhet e pastra, ushqimi dhe mikpritja i bën ata që të ndihen mire dhe të kthehen përsëri në Shqipëri.
“Më pëlqen shumë Himara, Jam nga Maqedonia. Është shumë mirë dhe do të kthehem prap” shprehet një turist nga Maqedonia.
“E dashuroj Shqipërinë dhe Himara është një vend i mrekullueshëm dhe e dashuroj shqipërinë. Këtu është një mrekulli e vërtetë. E dua shqipërinë nga klima që ka, nga ushqimi por edhe nga zemra e mirë dhe mikpritja e shqipëtarve. Jua rekomandoj të gjith miqve të mij këtë vend të bukur.” tha një gjermane.
Ndërsa një tursit nga Amerika thotë: Jam nga Florida, Amerika dhe kam ardhur që ta vizitoj me familjen time. Është shumë bukur këtu. Është hera e parëkëtu dhe do të kthehem sërisht këtu.
“Kaluam shumë bukur, kam ardhur disa herë këtej. Është shumë bukur. Realisht është shumë bukur, pastërtia, bukuria, uji nuk ka të sharë është edhe shumë qetësi” deklaron pushues vendas.
Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle por edhe me rërë te bardhë e të imët, duke e kthyer kështu këtë zonë në një vend ideal për të kalur pushimet.


