Shumë prej nesh ndoshta nuk ka dëgjuar për Plazhin e Pulëbardhave (quajtur kështu nga simboli i pulëbardhës që disa kohë më parë ishte shumë e gjendshme në territoret e këtij plazhi).
I vendosur vetëm 12 kilometra larg qytetit të Sarandës, dhe afër me zonën arekologjike të Butrintit, plazhi i Pulëbardhave është një prej gjireve fantastike ku mund të kalohen disa ditë aventureske, duke shijuar ushqimet e detit, si dhe ato tipike të zonës.
Plazhi është i veçuar, dhe mund të “shërbejë” për pushimet në çift. Në zonën e tij gjendet vetëm një restorant, pasi që investimet nuk kanë mbërritur ende deri në këtë zonë.
ALPENews.al ju sjell disa prej fotove që tregojnë bukurinë e rrallë të kësaj zone.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.




