Destinacioni i ditës së sotme perzgjedhur nga AlpeNews.al është Butrinti.
Butrinti është një prej pikave më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, me vlera të shumta historike. Një vend që ka një numër të madh vizitorësh vendas dhe të huaj në çdo periudhë të vitit por sidomos në verë.
Objektet kryesore për tu vizituar Butrinti janë Tempulli i Aeskulapiusit, pagëzorja e cila është një monument paloeokristian dhe për nga madhësia është e dyta pas asaj së Shën Sofisë në Stamboll, nymfeu, banjat, bazilika, porta e Luanit, porta e liqenit ,kulla Veneciane, kalaja e Ali Pashait.
Maja e kodrës është vendi ku dikur gjendej akropoli. Tani aty gjendet një kështjellë, e cila posedon një muze informativ. Pamjet nga oborri i këtij muzeu ju japin një ide të mirë se si dukej plani urbanistik i këtij qyteti, dhe tani mund ta shihni kanalin Viviari i cili lidhet me liqenin e Butrintit në ngushticat e Korfuzit.
Pak histori
Edhe pse ky vend ka qenë i banueshëm për një kohë të gjatë, grekët nga Korfuzi ishin vendosur në kodër të Butrintit në shekullin e 6-të Para Krishtit. Brenda shekullit Butrinti ishte shndërruar në një qytet të fortifikuar tregtar me një akropol.
Pjesa e poshtme e qytetit kishte filluar të zhvillohej në shekullin e 3-të Para Krishtit, dhe shumë ndërtesa të mëdha të gurit veçse ishin ndërtuar në kohën kur romakët ishin vendosur aty në vitin 167 Para Krishtit.
Prosperiteti i Butrintit kishte vazhduar edhe përgjatë epokës Romake, ndërsa Bizantinët e kishin shndërruar atë në një qendër kishtare. Qyteti atëherë kishte pësuar rënie dhe ishte braktisur deri në vitin 1927, kur edhe kishin arritur arkeologët italianë.
Një destinacion i rëndësishëm turistik, nëse ju pëlqen historia Shqiptare dhe të zbuloni sa më shumë Butrinti jua mundëson këtë falë vlerave të shumta që mbart.
/Reth e Rrotull Shqipërisë.