Destinacioni i ditës së sotme perzgjedhur nga AlpeNews.al është Llogaraja.
Parku Llogorasë gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapsinor midis detit Adriatik dhe Jon.
Parku i Llogarase ka nje rendesi te madhe si destinacion turistik, por edhe si ure per ne bregdetin e Jonit, ku ky park te ofron peisazhe te bukura dhe terheqese.
Në foton e meposhtme, janë disa prej shtepizave të drurit që vitet e fundit janë frekuentuar shumë si nga pushuesit shqiptare por edhe nga turistët e huaj. Vlen të permendet që keto të fundit zgjidhen edhe në stinën e dimrit, ku dëbora lë një tjetër shije fantastike.
Llogaraja vizitohet në të katër stinët e vitit sepse është një rrugëkalim që lidh Vlorën me jugun e saj deri në Sarandë, por sigurisht tani meqë jemi në sezonin veror ky destinacion bëhet i “pashmangshëm”.
Ndër vite, shumë prej spoteve gjatë rrugës së pushuesve e jo vetëm, janë kthyer edhe në shkrepjet perfekte të fotografive që në sfond dhurojnë mrekulli me pamjen fantastike të rivierës shqiptare.
Bregdeti që shtrihet në këtë gjatësi është nga më të bukurit dhe piktoreskët në vendin tonë.
Është një pikë ideale edhe për ushtrimin e sporteve verore e dimërore si ngjitje në lartësi, ecje në natyrë, njohje me historinë dhe me monumentet e natyrës dhe të kulturës, por së fundmi edhe për sporte ajrore./Rreth e Rrotull Shqipërisë