Destinacioni i ditës së sotme perzgjedhur nga AlpeNews.al është liqeni i Bovilës.
Një destinacion turistik me bukuri natyrore me vlera të mëdha turistike i ndodhur në krahun verilindor të Tiranës, midis dy vargmaleve kryesore, atë të Gamtit dhe të Brarit.
Një liqen i rrethuar nga kodrat, uji kristaltë i këtij liqeni i jep një bukuri përrallqrore këtij vendi magjepsës.
Nga çdo lartësi e maleve, Liqeni i Bovillës ka pamje madhështore, andaj kjo zonë paraqet interes për grupe kacavjerrësish nëpër shkëmbinj, ngjitjes malore, adhuruesve të kampingut dhe çiklizmit malor,për të shijuuar këtë mrekulli panoramike.
Nga çdo lartësi e maleve rretheqark liqenit, mund të shijohet pamja spektakolare e peisazhit.Për dashamirasit që e adhurojnë natyrë, ngjitjen në shkëmbinj dhe për më tepër shijimin e bukurisë dhe natyrës së pastër të një vendi Liqeni i Bovillës mbetet një destinacion turistik që nuk duhet humbur.
Rruga për t’u ngjitur në këtë destinacion është e kalueshme, mund të përdorni çfardolloj mjeti për t’u ngjitur aty për të shijuar peisazhin e veçantë. Një destinacion që mund ta vizitosh pa problem në çdo ditë të javës po nëse doni të kaloni më shumë kohë aty fundjava mbetet një zgjedhje e duhur./ Reth e rrotull Shqipërisë.