Destinacioni i ditës së sotme perzgjedhur nga AlpeNews.al është Ksamili, një qytet i vogël bregdetar me vlera të shumta turistike. Është një nga vendpushimet bregdetare më të frekuentuara, nga turistët vendas dhe të huaj.
Ksamili është i përshtatshëm për turizmin familjar kur gjatë stinës së verës qindra turistë marrin me qira dhoma dhe apartamente për pushimet e tyre. Kur sheh peizazhin e mrekullueshëm të fshatit me ishuj, ku mijëra pushues vijnë verës për të shijuar gjiret e vegjël, plot bukuri e ngjyra marramendëse, harron gjithçka.
Ishujt e Ksamilit
Ishujt e Ksamilit ose Ishujt e Tetranisit janë katër ishuj të vogël që ndodhet në rrethin e Sarandës jug të Shqipërisë. Ishujt janë të largët dhe mund të arrihen vetëm me anije. Fshati i Ksamilit, sipas të cilit ishujt janë të emëruar, është i vendosur në lindje të ishujve. Zona e kombinuar e katër ishujve të Ksamilit është 7,1 ha dhe janë pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Ishulli përmban disa restorante të cilat janë të arritshme me varka.
Një “perlat” e Shqipërisë që edhe nga shumë “review” të turisteve të huaj përshkruhet si një vend që ngjan me parajsën, falë qetësisë dhe kushteve të mira që të ofron.
Ksamili është një destinacion perfekt që ndër vite ka arritur të kenaqë të madh e të vogël gjate pushimeve verore. /Rreth e rrotull Shqipërisë.