Gjithnjë e më shumë Shqipëria njihet në botë si një vend turistik, i mbushur me bukuri natyrore që ende sot habisin pozitivisht turistët.
Destinacioni i ditës së sotme zgjedhur nga AlpeNews.al është Gryka e Osumit e njohur ndryshe edhe si “Kanionet i Skraparit”, i cili është kanioni më i madh lumor në Shqipëri.
Kanioni i Osumit është nga ato destinacione që ka ngjallur interes të madh te turistët dhe po frekuentohet gjithnje e më tepër vitet e fundit.
Uji i kristaltë dhe i rëmbyeshëm i jep një rëndësi të veçantë këtij vendi trekullueshëm. Në Kanionin e Osumit mund të bëni “rafting” nëse jeni dhe njerëz që ju pëlqen adrenalina. Duhet thënë se kjo e fundit e ka zhvilluar edhe turizmin në zonë.
Por rafting është një sport për të cilin kanë shfaqur interes edhe personat të cilët nuk e kanë ushtruar më parë. E tashmë janë bërë të shumta arsyet pse kanionet e Osumit kanë kaq shumë vizitorë.
Nëse ju pëlqen adrenalina e “rafting” në ujrat e rrèmbyeshme të Osumit, ky kanion është destinacioni perfekt që do ju argëtojë. /Rreth e rrotull Shqipërisë






