Destinacioni turistik përzgjedhur nga AlpeNews.al është Plazhi i Kallamit.
Bregdeti i Durrësit, mbart në vetvete, një ndër plazhet më të bukura, atë të Kallmit. I vendosur në pjesën perëndimore të qytetit bregdetar, përtej zonës së Currilave, Kallmi është një ndër plazhet që i ka rezistuar bukurisë natyrore dhe nuk është prekur nga dora e njeriut.
Ata të cilët e frekuentojne më së shumti këtë plazh janë qytetarët vendas të cilët ja dinë vlerat këtij vendi magjik, por vit pas viti është vizituar edhe nga turistë të huaj që dihet se janë tejet të dhënë pas plazheve të virgjera të Shqipërisë.
Prej vitesh plazhi i Kallmit, renditet ndër plazhet e preferuara për pushuesit, për shkak të qetësisë, pastërtisë dhe gjelbërimit të kodrave përreth.
Një bukuri e veçantë që nuk duhet lënë pa u vizituar këtë sezon veror në këto ditë të pakta që kanë mbetur./ Rreth e rrotull Shqipërisë.



