Si çdo ditë tashmë në traditën e rubrikës së ALPENews.al, “Summer 2018” redaksia jonë përzgjedh nga një destinacion turistik të cilin ju mund ta vizitoni nëpërmjet guidës që ne bashkangjisim këtyre artikujve.
Është një gjë e re, inovatore dhe aspak e kushtueshme.
ALPENews.al tashmë ka ardhur edhe në verisionin aplikacion (ku mund ta shkarkoni lehtësisht në telefonat tuaj celularë).
Por le të vijmë sërish tek tema e destinacioneve. Sot është zgjedhur qyteti i Elbasanit.
I njohur dikur me emrin Skampis, qyteti në “kërthizë” të Shqipërisë, që sot njihet me emrin Elbasan, është ndër zonat më të hershme që vërtetojnë trashëgiminë dhe kulturën e lashtë të vendit tonë. I shtrirë në krahun e djathtë të lumit Shkumbin, në lartësinë 120 m mbi nivelin e detit, Elbasani njihet si “kryeqendra e ditës së verës”, një festë pagane që më mirë se kudo tjetër festohet në këtë qytet të Shqipërisë së mesme. Njihet dhe si “qyteti i luleve”, ndërsa dikush në ditët e sotme e ka quajtur edhe “kryeqyteti i poezisë shqipe”. Në kohën e komunizmit Elbasanit i shkonte për shtat emri “qyteti i metalurgëve”.
ALPENews.al ju fton të shijoni disa prej pamjeve më të bukura në Elbasan (që edhe mund ti vizitoni më nga afër).
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.










