• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACIONI “ELBASAN”/ FOTO: Kulla e Sahatit një monument kulture që vizitohet nga të gjithë
Home
Media të Huaja

DESTINACIONI “ELBASAN”/ FOTO: Kulla e Sahatit një monument kulture që vizitohet nga të gjithë

27 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Qyteti i Elbasanit është ndër të paktët qytete në vendin tonë që ka të ruajtur ende sot nga e kaluara, në gjendje të plotë e të mirë, kullën e Sahatit.

Specialistët e DRKK Durrës, sektori Elbasan zhvilloi një inspektim në këtë monument gjendja e të cilit paraqitet e mirë. Punëtorët e mirëmbajtjes po kujdesen që të pastrohet nga vegjetacioni i ulët dhe i lartë rreth objektit si dhe në muret e sipërme të kalasë duke qenë se ky objekt ndodhet në një nga kullat e murit jugor të kalasë.

Këto kulla sahatesh kanë qenë karakteristikë e qyteteve shqiptare në mjediset e tyre urbane që nga mesi i shek. XVI dhe shërbenin si kulla të posaçme në te cilat kishte orë për matjen e kohës. Përgjatë shek.XVII objekte të tilla ishin ndërtuar në disa nga qytetet kryesore të vendit si: Prizreni, Berati, Shkodra, Prishtina, Peja, Kruja dhe Elbasani.

Ishin tregëtarët vendas ata të cilët e hodhën idenë për ndërtimin e këtyre kullave me sahat, ndërtime të cilat i patën parë në vendet evropiane ku bënin tregtinë. Madje prej këtyre vendeve u morën dhe mekanizmat e ndërtimit të orëve dhe u ndërtuan kulla të posaçme në sheshet e pazareve. Si vendi më i përshtatshëm në qytetin e Elbasanit për ndërtimin e saj u mendua kulla pranë portës jugore të kalasë së Elbasanit.

Kulla e sahatit është monument kulture i kategorisë së parë dhe është një ndërtim me tre kate. Lartësia e saj shkon rreth 30 m, ka një planimetri katrore 4.3- 4.3m dhe në lartësinë e saj ka të ekspozuara në të katër anët orën dhe këmbanoren e saj. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS TEK REALI/ Lopetegui befason, COURTOIS dhe VARANE sërish në stol
Previous article PO E SULMOJNË TË GJITHË/ Pochettino del kundër rrymës: Ja cili është Mourinho…

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT