• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACIONI “DIVJAKË”: 50 mijë pushues në DY ditë zgjedhin këtë plazh
Home
Media të Huaja

DESTINACIONI “DIVJAKË”: 50 mijë pushues në DY ditë zgjedhin këtë plazh

16 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Plazhet e Divjakës janë kthyer në një nga destinacionet e preferuara për pushuesit vendas dhe të huaj, ku në datat 14-15 të këtij muaji, në plazhin e këtij qyteti janë regjistruar plot 50 mijë pushues.

Të kënaqur nga pamja fantastike që të ofron “Parku i Karavastasë”, flora dhe fauna e pasur si dhe vija bregdetare mjaft e bukur, Divjaka mbetet një atraksion për pushuesit.

Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi bëri me dije për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se në datat 14-15 gusht në vijën bregdetare prej 2 km, kanë kaluar ditën mbi 50 mijë pushues.

“Kjo është e vërtetë, sepse janë 2 data që plazhet tona kanë një frekuentim të jashtëzakonshëm, pasi datat 14-15 gusht banorët e zonës i trajtojnë si ‘ditë të mira’, festa pagane të ngelura prej kohësh. Në këto festa, është e detyrueshme që çdo familjar të vijë dhe të futet në det, duke kryer aty një sërë ritesh, si hedhja e lekut me sheqer etj. Këtë  vit ka pasur një dyndje të jashtëzakonshme turistësh. Ne kemi bërë kalkulimet tona, duke numëruar mjetet, autobusët si dhe duke parë dhe vijën bregdetare prej 2 km e cila ishte mbushur plot. Po, në këtë ditë ne kemi numëruar plot 50 mijë pushues. Frekuentimi në Divjakë është i jashtëzakonshëm, pasi këtu vijnë pushues nga qytete të ndryshme, si Lushnja, Elbasani, Berati, etj.

Duke u ndalur te siguria në plazhe kreu i bashkisë Divjakë bën me dije për ATSH-në, se siguria në plazhe jo vetëm në këto dy ditë, por që nga hapja e sezonit turistik, ka qenë dhe është maksimale, falë bashkëpunimit mes autoriteteve të policisë dhe bashkisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË ROSKOVEC/ 17 vjeçari kapet në FLAGRANCË nga Policia: Ecte pa patentë
Previous article Thaçi: Kundërshtarët e korrigjimit të kufijve janë "kamikazë politikë"

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT