• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACIONI “BERAT”: Turistë nga IZRAELI vizitojnë qytetin dhe Bashkinë
Home
Media të Huaja

DESTINACIONI “BERAT”: Turistë nga IZRAELI vizitojnë qytetin dhe Bashkinë

4 September, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Bashkia e Beratit u vizitua nga një grup turistësh izraelitë të shoqëruar nga ish-ambasadori i Izraelit në Shqipëri, David Cohen, i cili vlerësohet si një nga aktorët më të rëndësishëm të promovimit të turizmit shqiptar në Izrael.

Vizitorët u pritën nga kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj, si dhe një pjesë e stafit të tij. Në prezantimin e tij, Sinaj bëri një panoramë të shkurtër të zhvillimit ekonomik dhe kulturor të qytetit duke e vënë theksin te turizmi, si një nga shtyllat më premtuese në drejtim të zhvillimit ekonomik. Gjithashtu kryetari i Bashkisë vlerësoi lidhjet e hershme ndërmjet popujve tanë si dhe shembullin e veçantë që Shqipëria dhe Berati në veçanti dhanë gjatë Luftës së Dytë Botërore në strehimin dhe shpëtimin e shumë hebrenjve.

Në fjalën e tij Cohen nxori në pah objektivin më të rëndësishëm të vizitës së tyre, atë të promovimit të Beratit pranë kompanive turistike izraelite. Pjesëmarrësit vlerësuan maksimalisht përpjekjet e bashkisë së Beratit në drejtim të ruajtjes dhe zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit me qytete të tjera në Izrael, siç është edhe rasti i qytetit të Karmielit, me të cilin bashkia e Beratit është binjakëzuar dhe ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe menaxhimit të mbetjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË VELIPOJË/ Vdes në plazh 54 vjeçarja. DYSHOHET se kishte...
Previous article KAOS NË TOKIO/ Tufani Jebi "godet" Japoninë, fenomeni më i fuqishëm i 25 viteve të fundit

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT