• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACIONE TË POPULLUARA/ Pushuesit në Nartë dhe Zvërcnec: Kemi 30 vite…
Home
Destinacione

DESTINACIONE TË POPULLUARA/ Pushuesit në Nartë dhe Zvërcnec: Kemi 30 vite…

5 July, 2019 Lubjana.autor Destinacione

Plazhi i Zvërnecit dhe Nartës është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit të cilët duan që verën ta kalojnë në det. Numri i tyre nga viti në vit ka ardhur duke u rritur si pasojë e përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve që ofrohen në këto zona.

Plazhi i Nartës dhe Zvernecit  duket se edhe  këtë vit do të mbeten  një ndër plazhet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar. Numri i pushuesve në këtë zonë nga viti në vit duket se ka ardhur duke u rritur për shkak të  përmirësimit të infrastrukturës kushteve të mira, detit të pastër dhe qetësisë.  Pushuesit të cilët vendosin që pushimet e tyre ti kalojnë në këto ujëra nuk janë vetëm vendas pore dhe të huaj. Ata shprehen se  plazhet ofrojnë çdo gjë që ata dëshirojnë për pushime dhe janë shumë të kënaqur me kushtet dhe me shërbimet e ofruara nga subjektet përgjatë bregdetit.

“Është i këndshëm, ajri është i pastër, deti është i mirë, resorti i mirë, kënaqemi dhe shplodhemi. Është më qetësi dhe më pastër. Kam ardhur vit për vit në këtë vend. Më mirë nga sa ishte vjet.

Më tepër për fëmijët, është qetësi larg zhurmave makinave deti nuk është shumë thellë.

Është dashuria ime e fëmijërisë, deti i mrekullueshëm nuk është shumë i thellë , i përshtatshëm për të fëmijët, nuk ka ndodhur asnjë rast i keq. I vetmi plazh ku nuk derdhet asnjë ujë i ndotur. I pastër, nuk është i ndotur. Kam 30 vjet që vij në këtë vend dhe as nuk e ndërroj”, thonë disa nga pushuesit.

Narta dhe Zverneci mbeten kështu një nga atraksionet turistike  më të pëlqyera kryesisht nga familjarë për shkak të hapësirave të bollshme të rërës dhe qetësisë.  Ndërsa restorantet buzë plazhit të njohura për kulturën e pasur të gatimit të produkteve të detit e bëjnë këtë zonë edhe më atraktive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 30 QERSHORIT/ Bashkia e Librazhdit fillon punën, rikonstruksion...
Previous article LUFTA GRUPEVE NË KAVAJË/ I afërmi i viktimës tregon tmerrin: Si e morëm vesh lajmin për vrasjen e Ramazanit

Lubjana.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT