Tashmë është shndërruar në traditën tonë përzgjedhja e postimit të Ditës, ku sot vëmendja është në qytezën e Belshit që është transformuar.
Taulant Balla, duke e konsideruar Belshin si një destinacion të rëndësishëm turistik, tregon se së bashku me deputetin e zonës dhe kryetarin e bashkisë inspektuan vijueshmërinë e punimeve të rilindjes urbane.
Por Balla thekson se investimi akoma nuk ka përfunduar dhe se procesi për të bërë Belshin një shembull të plotë të Rilindjes Urbane vazhdon.
Ndër të tjera Balla shton se investimi I fundit eshte 1.3 milardë lekë.
POSTIMI I PLOTË:
➡️Belshi destinacion i rëndësishëm turistik🌺🌞
Bashkë me deputetin, Musa Ulqini dhe Kryetarin e Bashkisë, Arif Tafani inspektuan punimet e fazës së tretë të projektit të Rilindjes Urbane të Belshit, një projekt i cili parashikon ndërtimin e pedonales dhe korsisë së biçikletave përreth liqenit, pa munguar as hapësirat rekreative.
Belshi sot është kthyer në destinacion të rëndësishëm turistik, edhe pse investimi ende nuk ka përfunduar.
Nëpërmjet këtij projekti modern synohet, jo vetëm krijimi i një unaze përreth gjithë liqenit, por edhe me kënde rekreative të cilat e bëjnë të gjithë hapësirën të shfrytëzueshme. Është një investim rreth 1.3 miliardë lekë të vjetra, në një bashkëpunim shumë të frytshëm mes Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë së Belshit.
Bashkia e Belshit i ka qëndruar strikt kritereve të vendosura nga qeveria dhe se investimi vjen si pasojë e vlerësimit maksimal për punën e kryer nga kjo bashki.
Në vijim të punëve të mira për Belshin, Qeveria Shqiptare ka miratuar një fond të konsiderueshëm për të filluar ndryshimin rrënjësor edhe në ujësjellësin e Belshit.
Tashmë qyteza e bukur buzë liqenit pret vizitorë nga i gjithë vendi dhe jo vetëm. Po ashtu, investimet në liqenin e Seferanit, pedonalja, krijimi i bujtinave, aktivitete të shumta në natyrë, kulinaria me prodhime bio të zonës e bëjnë Belshin destinacion të fundjavave tuaja.
#PërBashkitëQëDuam🌹
#EgjithëVëmëndjaPërNjerëzit












