Ujëvara e Shën Gjergjit është një tjetër pasuri natyrore e ndodhur në Tiranë, fare pranë fshatit Shën Gjergj.
Bukuritë që e rrethojnë për rreth dhe uji i rrjedhshëm e bëjnë këtë një vend me vlera të mëdha turistike.
Kjo ujëvarë deri para gjashtë vitesh, rrinte “e fshehur” mes maleve dhe përveç banorëve të zonës, askush nuk e dinte ekzistencen e saj. Më pas ajo u bë e njohur dhe filloi të vizitohej nga një numër i madh njerzish, ku tashmë është kthyer në një destinacion turistik.
Peisazhi është unik dhe i veçantë, ku freskia dhe bukuria e tij lidhen më së miri me njëra-tjetrën.
Rruga për të shkuar në këtë mrekulli natyrore është e kalueshme dhe mund të shkoni me çfarë do lloj automjeti.
Mund ta vizitoni në çdo stinë të verës, por vera i jep akoma më shumë bukuri ku gjithçka ka çelur dhe lulëzuar. Nëse nuk e keni vizituar më parë këtë destinacion të fshehur tashmë ëshjtë koha e duhur për ta vizitur dhe për ta eksploruar. / Rreth e rrotull Shqipëisë.




