• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESLI SHAHINI/ Unë, midis mjekes dhe Arielës
Home
Blog

DESLI SHAHINI/ Unë, midis mjekes dhe Arielës

23 January, 2018 Redaktor2 Blog

Teksa njerëzit ecin në mëngjeset e zhurmshme të këtij qyteti shpesh në nxitim e sipër humbin gëzimin e fytyrave të zgjuara me energji pozitive po ashtu si dhe të tjera të frikësuara, të trishtuata që kushedi kujt i kanë thënë “JO” e presin me frikë pasojat apo të tjera që si dihet në ç’skëterrë e kanë kaluar natën me prangat e skllavërisë së një “PO-je”. Unë mendoj se si Ariela zgjohen çdo ditë vajza që në një ditë me shi a me diell presin t’i shkrepet në kokë një burri për t’i marrë jetën.

Liria duket sikur ka klithmat e vdekjes këto ditë . Sa e sa vajza kanë ulur kokën duke heshtur njëherë e përgjithmonë kur kanë parë fundin e Arielës. Sa të tjera nëna e gra u kanë thënë vajzave të tyre të mos i nevrikosin burrat, vëllezërit e të pranojnë të nënshtrohen ndaj një dhimbjeje më mirë se sa t’u merret jeta e të përfundojnë një tjetër Arielë, një tjetë simbol për të cilët ne shkruajmë e i harrojmë pas disa kohësh?

Problemi nuk nis nga Ariela-t e këtij vendi por nga edukimi në gjenezë që nënat u mësojnë vajzave, të sakrifikojnë lumturinë në emër të një familje a nderi të rremë, vjen nga baballarët që aq shumë gëzohen në dyert e materniteteve kur marrin vesh që pasardhësi është djalë në vend të një vajze që ua var turinjtë.

Unë, si mjeke e re, isha aty kur erdhi Ariela, kur ulërintë motra e saj duke kërkuar ndihmë, kur lufton me jetën dhe Aldisoni. Në luftën që bëhet me vdekjen çdo ditë, kur gra e vajza vijnë të dhunuara, kur të tjera enden rreth vetëvrasjeve, ku të tjerat vijnë të vrara, unë jam aty për t’u përballur me ata që i çojnë vajzat deri në këto pika ekstreme.

Unë jam çdo ditë aty kur grave e vajzave i thuhet “pusho” qoftë dhe për të treguar versionin e një aksidenti se burri e dikërka më mirë, qoftë dhe kur e kërkojnë kujdesin nga femrat e tyre të nënshtruara njësoj sikur të jenë pronë e tyre.

Unë jam aty dhe kur refuzojnë të marrin shërbimin, t’i mjekojë apo operojë një grua se flokët e gjata nuk janë për këtë profesion. Unë jam aty madje dhe kur shoqja ime Ariela, motra a çdo vajzë tjetër e ngriti zërin deri në piskamën e qiellit për të thënë “JO”, për të refuzuar e mos heshtur, për të mos bërë pakt me jetën e vdekur a për të mos i brengosur ndienjat, për mos vendosur prangat e një burri vetëm se burrëria na zë më shumë vend në këtë shoqëri.

Një shoqëri ku fjala na u trajtoka si e huaj e arma si e njohur, kur femrat qenkan plaçkë e meshkujt dyqanxhi a pronarë, ku vendimarrja e një femre u vendoska në peshore me vullnetin për të marrë jetën ne jetojmë çdo ditë si vdektarë frymorë.

Krimet e pasionit apo pasion për krim?

Nga Ariela, Unë dhe gjithë ato që thanë JO për lirinë e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Niko Peleshi konferencë për shtyp: 93 milion EURO për bujqësinë dhe zhvillimin rural
Previous article MISTER/ U zhduk rrugës për në shtëpi. Gjendet në lumë trupi i 11-vjeçares (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT