• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËSHTON MARRËVESHJA PËR KUALICION/ Kreu i LDK-së kritika Albin Kurtit: Ka logjikë lufte
Home
Rajon

DËSHTON MARRËVESHJA PËR KUALICION/ Kreu i LDK-së kritika Albin Kurtit: Ka logjikë lufte

18 January, 2020 k.autor Rajon

Pozicionet e LDK-së dhe VV duken sot më larg se kurrë dhe arritja e marrëveshjes së bashkëqeverisjes mes tyre tingëllon e largët.

Edhe pse Albin Kurti e theksoi sërish se vulosja e një ujdie mes këtyre dy partive është e domosdoshme, Isa Mustafa u shpreh në një intervistë për Express,  se partia e Kurtit po vepron me logjikë lufte, e Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas tij, nuk mund të negociojë kështu.

“Ne nuk jemi në luftë; vetëm me logjikën e luftës pushtohet territori i një vendi, pastaj i thuhet eja të merremi vesh për territorin tjetër, por pjesën që kam pushtuar, kjo mbetet e imja”, ka thënë Mustafa.

Ai shton megjithatë se në forcëne  vet politike, shihet me prioritet koalicioni qeverisës me Vetëvendosjen, ndonëse nuk dha nga ana tjetër asnjë shenjë të tërheqjes nga kërkesa për të marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilën aktualisht e mban Glauk Konjufca nga VV-ja.

Sa për letrën e fundit të Kurtit, ajo për Mustafën i ngjante më shumë një eseje ideologjike, sesa një përgjigjeje ndaj propozimit të LDK-së. Për politikanin veteran, ideja e koaliicionit me Vetëvendosjen ka lindur si vullnet politik, I cili duhet të menaxhohet nga vetë subjektet e përfshira e jo nga presioni i publikut apo i medias. Deri më tani, Kurti dhe Mustafa janë takuar 8 herë me qëllimin të përmbyllin një marrëveshje për koalicion, por të gjitha takimet kanë rezultuar të pasuksesshme.​

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E KASTRIOT REÇIT/ Artan Hoxha zbulon detaje: Ka kushtuar të paktën 100 mijë euro, vështirë të zbulohet autori
Previous article EDMOND ARIZAJ/ Ore, po çfarë kërkoni nga Basha?!

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT