• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dështojnë përpjekjet për ta bllokuar/ Sot, në treg. Detajet e librit skandal të sekreteve të Donald Trump
Home
Nderkombetare

Dështojnë përpjekjet për ta bllokuar/ Sot, në treg. Detajet e librit skandal të sekreteve të Donald Trump

5 January, 2018 k.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Libri eksploziv mbi mënyrën se si u zgjodh Donald Trump dhe se si e drejtoi ai Shtëpinë e Bardhë për më shumë se një vit do të dalë sot në treg në SHBA. Megjithë presionet që Presidenti dhe administrata e tij i kanë bërë botuesit të librit dhe autorit Michael Wolff vepra e përshkruar si skandaloze e avancoi daljen e saj në treg nga e marta e 9 janarit, për këtë të premte. Një sërë pasazhesh kanë ngjallur shumë polemika pas botimit të tyre në shtypin perendimor. “Furi dhe zjarr: brenda Shtëpisë së bardhë” (“Fire and Fury: Inside the Trump White House”) tregon së pari se si mbeti i habitur Trump nga fitorja e zgjedhjeve të cilën as nuk e prise as nuk qe përgatitur. Një linjë tjetër e librit është viti i parë i drejtimit të Trump si President që është shenjuar nga kaosi dhe rremuja.

Përshembull ish truri i fushatës presidenciale dhe këshilltari strategjik që u dorëhoq më pas, Steve Bannon (foto), rrëfen një president që mbyllej i vetmuar në dhomën e tij që në orën 18 30, përpara një cheeseburgeri,  dhe qëndronte përpara 3 televizorëve të hapur duke parë lajmet dhe duke sharë mediat e duke folur për to me një rreth të ngushtë miqsh të besuar.

Gjatë këtyre shfryrjeve sipas Bannon vihej re nje lloj paranoje që konsistonte tek ankesat për mungesën e besueshmërisë së vartësve të tij.

Në këto pasazhe gjenden edhe akuzat për tradhëti kombëtare nga ish këshilltari Steve Bannon që i bën Presidentit duke folur për takimin me e fushatës me një avokate ruse shumë pranë Kremlinit.

Këto pohime të reja që kanë ngjallur histerinë e presidencës mund të jënë një argument më shumë në punën e prokurorit special Robert Mueller i cili po heton për lidhjen e njerzve të Trump me Moskën.

Një tjetër episod qesharak është edhe kur gjatë fushatës Melania Trump merr vesh e shqetësuar se e përditshmja kundërshtare New York Post kishte arritur të siguronte foto nudo (poshtë) të saj gjatë përiudhës kur ajo qe modele dhe se gazeta kishte ndërmend t’i publikonte ato. Përgjigjja e kandidatit për president ishte: duro deri në nëntor se gjithçka do të mbarojë. Pra Trump qe i bindur se do të humbte dhe do të dilte nga skena. Ai iu betua asaj se do të qetësohej shpejt pasi nuk kishte asnjë shans që të bëhej President. Ndërsa i biri i Trump i ka treguar një miku se në orën 8 të mbrëmjes së ditës së zgjedhjeve kur fitorja po bëhej një fakt, babai i tij i ngjante një njeriu që kish takuar një fantazëm ndërsa Melania filloi të qante, por jo nga gëzimi.

Një tjetër sekret, këtë herë për krifën e çuditshme të flokëve që Presidenti mban mbi kokë, e ka nxjerrë e bija e tij e preferuar Ivanka. Ai i mban flokët në atë mënyrë për të fshehur një boshllëk tullac që ka në kokë si pasojë e një ndërhyrjeje kirurgjikale.

 

Shtëpia e Bardhë që ka bërë çmos për ndalimin e këtij libri i ka quajtur faktet e tij si “gënjeshtra qesharake” dhe e ka konsideruar hetimin si të denjë për shtypin tabloid.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Roma/ Vazhdojnë telashet për Nainggolan, mund të shitet në Kinë
Previous article HENRI ÇILI: Edi, nuk na duhet shtet, na duhet treg!

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT