• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËSHTOI TENDERI PËR ORGANIZIMIN/ Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje
Home
Nderkombetare

DËSHTOI TENDERI PËR ORGANIZIMIN/ Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje

28 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Këshilli i Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës ka marrë vendim për të anuluar samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian (BE), i cili ishte planifikuar të mbahej më 4 dhe 5 dhjetor në Neum, në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, njëherësh ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez.“Samiti është anuluar sepse ka dështuar tenderi për organizimin e kësaj ngjarjeje. Ka pasur një ankesë ndaj atyre që u kualifikuan si ofertuesit më të mirë”, tha Helez për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se tenderi i ri për organizimin e samitit do të shpallet “menjëherë” dhe se me shumë gjasë kjo ngjarje mund të mbahet në janar të vitit të ardhshëm.

Kjo ngjarje ishte planifikuar të mblidhte udhëheqësit kryesorë nga rajoni dhe BE-ja, me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe për të shqyrtuar çështje të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore.

Në samit, megjithëse nuk ishte konfirmuar zyrtarisht, siç është thënë për REL nga Delegacioni i BE-së në Bosnje e Hercegovinë, pritej të merrte pjesë edhe Marta Kos, e cila më 1 dhjetor merr detyrën e komisionares së BE-së për Zgjerimin.

Kjo do të ishte një nga vizitat e saj të para zyrtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË VIT PAS ARRESTIMIT/ Lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve...
Previous article TRAFIKOHEJ ME NËNDETËSE/ Sekuestrohet sasi rekord kokaine në Kolumbi. The Guardian: Autoritetet zbuluan një rrugë të re transporti...

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI VENDOS KUSHTET PËR HORMUZIN/ Kërkon heqjen e sanksioneve dhe kompensim nga SHBA-ja Botë

IRANI VENDOS KUSHTET PËR HORMUZIN/ Kërkon heqjen e sanksioneve dhe kompensim nga SHBA-ja

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT