• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dëshmon vajza e badigardit shqiptar: Im atë u vra për hakmarrje. Ja ç’ndodhi
Home
Jetë

Dëshmon vajza e badigardit shqiptar: Im atë u vra për hakmarrje. Ja ç’ndodhi

20 January, 2018 g.autor Jetë

Zhvillime te reja ne procesin gjyqesor që po zhvillohet në Gjykatën e Landit në Verden per vrasjen e nje shqiptari per hakmarrje që ka ndodhur në janarin e vitit të kaluar në Viselhövede.

Ne gjyq ka deshmuar vajza 19 vjeçare e viktimes, e cila ka konfirmuar atë që supozohej: se vrasja ka ndodhur per gjakmarrja, shkruan nord24.de.

E gjithë tragjedia ka filluar më 30 dhjetor 2011 në Shqipëri. Babai tashmë i vrarë i dëshmitares, si punonjës i sigurisë në një diskotekë i kishte nxjerrë dy të rinj nga lokali.

Kur këta pas pak paraqiten sërish, në parkingun para diskotekës fillon sherri në mes tyre dhe rojës dhe ky i fundit qëllon njërin prej tyre për vdekje, transmeton albinfo.ch.

Policia po atë natë e ka bastisur shtëpinë e familjes ndërsa nënën e vajzës e ka këshilluar që të kishte kujdes për familjen e saj…

Gjate varrimit të të riut të vrarë, njëri nga vëllezërit e tij ishte betuar se do të merrte hak. Ky dhe personi i vrarë janë kushërinj të të akuzuarit për vrasjen e kryer nga hakmarrja, në procesin e Verdenit.

Ndërsa vajza ne deshmine e saj tregon se së bashku me vëllezër e motra dhe me kushërinj, ishin strehuar te gjyshërit në fshat.

Ndërkaq e ëma kishte mbetur të banonte në Tiranë ku, në gushtin e vitit 2012 kishte vdekur në mënyrë misterioze.

Familja e vajzës kishte provuar disa herë të merrej vesh me familjen tjetër. “Janë dërguar pleqtë e fshatit si ndërmjetësues për të realizuar pajtimin dhe paqen mes familjeve. Por ata janë kthyer mnbrapsht nga familja e të riut të vrarë”.

Në një gjendje të tillë, familja e saj është arratisur në Gjermani, ku nga fundi i vitit 2016 i është bashkuar edhe babai, pasi ka mbaruar vuajtjen e dënimit.

Edhe pas kësaj kishin shtuar përpjekjet për të arritur pajtimin, pasi familja e saj dëshironte të jetonte në paqe, thotë dëshmitarja.

Por, më 9 janar 2017, babai i saj qe qëlluar për vdekje, në mes të qytetit Viselhövede, fare pranë një shkolle fillore. Procesi vazhdon më 25 janar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI I KAPJES/ Arrestohet 34 vjeçari shqiptar që kishte futur 7 kilogramë heroinë në fugon
Previous article Dhurata Dora shtatëzënë? Ja detaji që na çuditi të gjithëve... (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT