Pas deklaratës së djeshme me zë edhe figurë ku bëhet publik identiteti i dëshmitarit X, Albert Veliu është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës.
Prokuroria ka nisur hetimet për kallëzim të rremë. Veliu po merret në pyetje nga prokurori Genci Qana.
Veliu ka konfirmuar dhe pranuar gjithçka që ka deklaruar në video. Dëshmitari X pretendon se ka bashkëpunuar me Agron Xhafën, vëllain e ministrit të Brendshmëm për të transportuar rreth 20 kg lëndë narkotike drejtë Italisë.
Përgatiti: AlpeNews.al


