• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËSHMITARE E TMERREVE NË SIRI/ “Zbërthehet” Floresha Rasha, tregon se si rekrutohen shqiptarët: U nisa nga Prishtina për t’iu bashkuar ISIS
Home
Breaking News

DËSHMITARE E TMERREVE NË SIRI/ “Zbërthehet” Floresha Rasha, tregon se si rekrutohen shqiptarët: U nisa nga Prishtina për t’iu bashkuar ISIS

17 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy vite pas riatdhesimit të saj nga Siria, Floresha Rasha ka vendosur që të flasë dhe të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare. Dëshmitë e saj konsiderohen si pikë kyçe për hetimet e SPAK, për të zbardhur mënyrën se si rekrutohen dhe dërgohen shqiptarët drejt Sirisë, ku i bashkohen luftëtarëve të ISIS.

Gazetarja Klodiana Lala ka arritur të zbardhë për BalkanWeb dëshminë e Floresha Rashës, e veja e Lavdërim Muhaxherit, i njohur si ‘Kasapi i Kaçanikut’ ku nëna e 3 fëmijëve ka rrëfyer dramat e përjetuara nga ajo dhe familje të tjera shqiptare. Pasi qëndroi për gati 2 vite në një qendër në Durrës, Floresha dhe 3 fëmijët e saj të mitur janë transferuar në një bazë sekrete gjatë muajt korrik, ndërsa janë marrë në pyetje nga Agjentët e Antiterrorit.

Gruaja tregoi për SPAK rrugën se si kishte ikur në Siri.

“6 muaj pasi Diamanti shkoi në Siri, mu lut të shkoja dhe unë me fëmijët atje. Më bindi Genc Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së re. (qëndron në burg”. Udhëtova nga Prishtina bashkë me dy fëmijët, vajën dhe djalin e mitur. 6 muaj pasi shkova atje, u vra birri im i parë me të cilin kisha një vajzë dhe një djalë. Më pas vendosa të martohem prapë, me Lavdrim Muhaxherin, (i njohur si një nga kryeterroristët). Pas 3 viteve martesë solla 2 fëmijë, një prej të cilëve ndërroi jetë dhe vajza ka mbijetuar. Muhaxheri u vra nga një sulm ajror. U detyrova të martohem me një luftëtar në Siri me origjinë nga Irani. Bëra një fëmijë. Shumë shqiptarë erdhën në kamp. Shkonim pranë kampit të ISIS dhe merrnim atje 50 dollarë për frymë dhe me ato para mbijetonim. Kur ndodhi edhe beteja e fundit kur do të transferoheshim në kampin Al-Hol, mu vra dhe vajza që kishte me Diamant Rashën.”, mësohet të jetë shprehur Floresha Rasha.

Ajo tha se në Siri janë vrarë plot fëmijë dhe shtetas të tjerë shqiptarë. Duke qenë se ajo ka pasur një martesë me Lavdërim Muhaxhrin, për prokurorinë shqiptarë konsiderohet një dëshmi dhe provë kyçe, pasi kishte emrat e të gjithë shqiptarëve që ndodheshin atje.
Floresha Rasha ka rrëfyer dhe për rolin e grave në kampet e Sirisë, siç ishte dhe Alrmira Kastrati, nusja e Genc Ballës, imamit të vetëshpallur.

Kastrati kishte një rol kyç për të bindur shqiptarët, gratë dhe vajzat shqiptare që të qëndronin në kampe atje dhe mos të ktheheshin në vendin tonë. Gazetarja Klodiana Lala tha se duke iu referuar burimeve të besuara, Rasha ka folur me emra konkrete, duke ndihmuar hetimet për këtë çështjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT IU SHPALL NË KËRKIM BABAI/ Si e përfshiu Nuredin Dumani Florenc Çapjan në një tjetër krim: Më dha 200 mijë euro për të vrarë...
Previous article PUTHJE DHE PËRQAFIME PARA 18 MIJË VETAVE/ Noizy kujton “armiqësinë” me Stresin: Turp, ka qenë një tjetër person…

s.autor

Postime të ngjashme

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun Aktualitet

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT