Gjykata e Elbasanit ka dhënë arrest me burg për biznesmenin 25-vjeçar O.S. i cili nuk iu bind urdhrit të policisë, ndërsa në automjet iu gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për drejtimin e mjeteve lundruese.
Ndaj biznesmenit 25-vjeçar ndaluar dje nga policia e Elbasanit, ku gjate kontrollit iu gjeten 846 mijë euro dhe dy patenta me emrin e Saimir Tahirit ne automjetin e tij, janë ngritur tri akuza.
25-vjeçari e ka justifikuar shumën e 863 mijë eurove si pagesë që duhet të bënte për blerje hekuri pranë kompanise “Kurum”.
“Ndërsa për dy patentat në emër të Saimir Tahirit, ai tha se ato mund të jenë lënë aty nga shoferi i Tahirit me të cilin ka miqësi” raporton TCh.
Ai ka deklaruar se nuk ka patur kontakt me Saimir Tahirin dhe se e njeh thjesht si ish-ministër dhe deputet.
Nderkohe Prokuroria e Elbasanit nisi verifikimet mbi aktivitetin e Sotës dhe nëse mund të justifikojë shumën që i është gjetur.
Akuzat
“Panorama” shkruan sot se ndaj te riut rendojne akzuate per “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “mosbindje ndaj urdhrit të Policisë” dhe “fshehje të të ardhurave”.
Mësohet se, për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të rregullave të qarkullimit rrugor, O.S., i ishte hequr leja e drejtimit.
ARRESTIMI
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, mësohet se Policia e Elbasanit, mbrëmjen e së mërkurës ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit O.S. 25 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat sh.p.k.
Policia thotë zyrtarisht se arrestimi i tij është bërë pasi më datë 1 nëntor, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover”.
Ndërsa nga kontrolli në mjet, iu gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t’i përdorte për likuidimin e faturave, por të pashoqëruara me dokumentin e origjinës.
Megjithatë, në njoftimin zyrtar Policia nuk e përmend shumën e eurove të sekuestruara dhe as patentat në emrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.


