Në dëshminë e tij në GJKKO ku u njoh me masën e sigurisë arrest në burg, Jamarbër Malltezi ka përdorur të njëjtin version për t’u mbrojtur si Sali Berisha duket thënë thënë se të gjitha procedurat për privatizimin e ish- kompleksit Partizani kanë nisur në vitin 2000.
“Nuk e dija që isha unë armiku. Të gjitha procedurat për privatizimin e objektit, kanë nisur në vitin 2000. Inventarizini është firmosur nga kryeministri aktual Edi Rama, që ne atë kohë ishte kryetar bashkie. E gjithë prona nuk ka qënë zonë sportive, sicc pretendon prokuroria, por ka qënë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi. Zona sportive ka qene me uzurpues të pa ligjshëm i cili pretendonte se e kishte të rregjistruar shoqëri aksionere Kf Partizani. Vetë ministria e mbrjojtjes në kohën e pandeli Majkos ka hapur një proces gjyqësor në gjykatën e Tiranës. Në atë kohë gjykata shfuqizoo Kf Partizanin të rregjistrohej si shoqëri aksionere. Unë jam profesor doktor dhe jetoj në Shqipëri edhe pse kam patur mundeësi të largohem. Hetimi prej vitit 2020 po mbahej qëllimisht dhe unë kam qenë në dijeni të këtij procedimi”, tha ai.


