• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËSHMIA TRONDITËSE/ E qëllova në fytyrë me SHOTGAN, babai abuzonte seksualisht me mua… (DETAJET)
Home
Breaking News

DËSHMIA TRONDITËSE/ E qëllova në fytyrë me SHOTGAN, babai abuzonte seksualisht me mua… (DETAJET)

31 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Djali 26-vjeçar me origjinë shqiptare ka dhënë dëshminë në polici për vrasjen e babait të tij 70-vjeçar.

Sikurse raportuan një ditë më parë mediat greke, ai u ka thënë hetuesve se i ati kishte abuzuar me të seksualisht kur ishte i vogël.

26-vjeçari është fëmija i dytë nga martesa e dytë e viktimës. Më pas, 70-vjeçari ishte martuar për herë të tretë me një grua rumune, e cila vdiq para disa vitesh nga një sëmundje e pashërueshme. Me gruan e tretë, ai pati edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 10 vjeç. Edhe me ata, 26-vjeçari shqiptar thotë se i ati i tij gjithashtu kishte abuzuar seksualisht.

“Rrihte mamanë time dhe ajo u divorcua me të 16 vite më parë kur unë isha 10 vjeç. Vinte në dhomën time kur flija dhe… nuk më kujtohet më shumë, mos më pyesni prapë për këtë temë.

Kur vdiq në Tetor 2010 gruaja e tretë rumune, unë shkoja shpesh dhe shikoja motrën dhe vëllain tim nga babai. U trondita një ditë kur mësova se motra ime 9-vjeçare ankohej se ndjente dhimbje në organet e saj gjenitale. Dhe pastaj mendova se do të bënte të njëjtën edhe me atë. Që atëherë unë vendosa se ky përbindësh nuk duhet të jetonte më që mos të bëjë vëllain e motrën time të vuajnë. Ishte thjesht çështje kohe që ta vrisja“, u tha 26-vjeçari hetuesve grekë.

Shqiptari tregoi edhe planin që kishte bërë për të vrarë babain e tij.

“Shkova në takimin që kisha lënë me babain tim dhe mora makinën e motrës që kam nga martesa e parë e mamasë sime. I hoqa targat dhe mora armën e gjahut të bashkëshortit grek të mamasë. Pasi dola nga makina, mbështolla kokën dhe fytyrën me bluzë, dhe në duar vendosa dorashka që të mos më ngeleshin gjurmë të barutit. Këtë e kisha lexuar në internet. Babai ishte ulur në vendin e shoferit, ishte darkë dhe nuk e kishte kuptuar që isha kamufluar. E qëllova direkt nga dritarja e derës së tij. Dëgjoi vetëm hapat e mia dhe u kthye për të më parë. E kisha mbushur çiften me 9 saçma që përdoren për të vrarë zogj, por e dija që po ta qëlloja nga afër ishte vdekjeprurëse për njerëzit. E qëllova tre herë, në fytyrë, në zemër dhe në shpatull”, vazhdon dëshmia e tij.

Sipas shtypit grek, 70-vjeçari i kishte kërkuar djalit të tij që t’i gjente një grua për të kaluar natën. Kjo është edhe arsyeja pse të dy kishin lënë takim atë natë, që në fakt përfundoi tragjike për të moshuarin. Vrasja ndodhi mbrëmjen e 27 Majit në ishullin grek Zakyntho.

Viktima ishte një postier i dalë në pension dhe ishte martuar tre herë e kishte 4 fëmijë. Dy ditë më pas, policia zbardhi krimin dhe arrestoi shqiptarin 26-vjeçar si vrasës të babait të tij.

Hetuesit dyshuan nga dëshmitë kontradiktore të djalit dhe mamasë së tij. Këto dyshime u përforcuan akoma më tepër kur as djali dhe as mamaja nuk shkuan në varrimin e 70-vjeçarit. Pas arrestimit, i riu pranoi krimin dhe shpjegoi arsyet përse e bëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Turkvision Song Contest 2018”, Shqipëria dhe Kosova përfaqësohen denjësisht nga këngëtaret e mirënjohura
Previous article Flet Rakipllari: Ja ku ndryshon PËRGJIMI për gazetarët nga privatët

F.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT