Ka tronditur jo pak dëshmia rrëqethëse e nje vajze te mitur 9 vjeçare e cila shfrytëzohej si prostitutë nga prindërit e saj të cilët janë arrestuar nga policia.
Ngjarja tronditëse raportohet nga Palermo. Historia nis ne veren e vitit 2017 kur policia pa ne bordin e nje makine nje burre plak ne shoqerine e nje vajze rreth 10 vjec.
Nisen menjehere hetimet, te cilat zbuluan te verteten se te pakten dy persona, nje 61 vjecar dhe nje pensionisht 78 vjecar kishin kryer raporte seksuale me pagese me vajzen.
Te gjithe kete e menaxhonte mamaja e vajzes e cila garantonte edhe fitimet, kundrejt shumave 5 dhe 25 euro.
Ne disa raste, sic shkruan TGCOM, edhe e ema ishte pjese e raporteve seksuale ne sy te vajzes.
Ne arrest shtepie ka perfunduar babai i vajzes i cili ishte ne dijeni te abuzimeve por nuk kishte treguar gje per kete histori rreqethese.
RRËFIMI I VAJZËS SË MITUR
“Jetoj me mamin dhe babin. Babi kishte rënë dakord me një mikun e tij që na priste në makinë jashtë shtëpisë. Fillimisht ndihmoi babin, pastaj u shtri në makinë. Atë ditë unë isha në makinë me të, pastaj zbritëm. Në një moment kur babi im ishte jashtë makinës ai më uli pantallonat…nuk ishte hera e parë. Kishte ndodhur disa herë dhe në të gjitha rastet më jepte para. Disa herë kam qenë edhe me mamin”,- deklaroi e mitura në polici.
“Unë nuk doja të kisha marrëdhënie me të, por ai ngulte këmbë. Pastaj kur ikte na jepte para. Mi jepte në dorë mua sepse thoshte që më donte shumë. Më jepte 5 euro nëse i jepja një puthje, 25 nëse i bëja diçka më shumë. Kjo ka ndodhur para se të mbushja 10 vjeç”, – tha vajza.
Rrefimi per klientin e dyte:
“Edhe ai mi jepte mua paratë. Më jepte 30 euro. Kur mendoj për këto gjëra ndjehem shumë e trishtuar. Unë i thosha mamit tim se këto gjëra nuk më pëlqenin. Nuk e di se si e bëja, por megjithatë nuk jam e mërzitur me mamane, pasi ajo s’më ka bërë asnjëherë asgjë të keqe”

