Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin shtrënguan sërish duart të premten në Da Nang të Vietnamit.
Ata janë pjesëmarrës të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.
Ky takim vjen në kohën kur mediat raportojnë se rusët i kanë ofruar Donald Trump-it pesë prostituta gjatë vizitës në vitin 2013.
Por ish-truproja e presidentit aktual amerikan, Keith Schiller e refuzoi këtë ofertë.
Kur Trump mësoi për këtë, qeshi.
Kjo është një dëshmi e Schiller në Kongresin Amerikan, si pjesë e një hetimi për ndikimin rus në SHBA.
Trump, që në atë kohë nuk ishte president, gjendej në Moskë në kuadër të konkursit Miss Universal.
Mendohej se prostitutat do i dërgoheshin nga shërbimi sekret rus për të mbledhur informacione nga biznesmeni.


