Lokacioni: Kirjat Jam, Izrael
Banorët lokalë dhe turistët mblidhen në këtë lokalitet, me shpresë se do ta shohin sirenën e detit, të cilën e kishin parë disa njerëz, para se të ikte me shpejtësi në ujë.
Shlomo Cohen, njëri ndër njerëzit e parë që e kishte parë sirenën, thotë: “Isha me miqtë, kur papritmas pamë një grua që ishte shtrirë në rërë në një mënyrë të çuditshme. Në fillim mendova se ishte vetëm një femër e rëndomtë, që rrezitej, por pasi që u afruam, ajo kërceu në ujë dhe u zhduk. Ne të gjithë kishim mbetur si të pagojë, për shkak se kishim parë se gruaja kishte bisht”.
Kuvendi i qytetit Kirjat ka ofruar 1 milion dollarë për personin e parë i cili do ta fotografojë sirenën e raportuar të detit. Sirenat e detit janë krijesa mitologjike jo edhe aq qëllimmira.