• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Dëshira e madhe e Mbretit Zog për të vizituar Amerikën dhe takimi me presidentin Roosevelt”
Home
Dossier

“Dëshira e madhe e Mbretit Zog për të vizituar Amerikën dhe takimi me presidentin Roosevelt”

7 May, 2018 Redaktor2 Dossier

Aurenc Bebja*, Francë


“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 30 prillit 1938, në faqen n°2, shkrimin e gazetës amerikane “New York Herald” në lidhje me dëshirën e mbretit Zog për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gjatë kësaj vizite të takohet me presidentin Roosevelt. Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë në vijim, shkrimin e plotë:

“Shqipëri

Pas dasmës së mbretit Zogu I
New York Herald sjell lajmin nga Durrësi:

Mbreti Zog I dhe Mbretëresha Geraldinë ndoshta do të bëjnë muajin e mjaltit në Shtetet e Bashkuara. Mbreti ka deklaruar se dëshiron prej kohësh të shkojë në Amerikë dhe se, po ashtu, do të donte shumë që të takojë presidentin Roosevelt.

Mbreti dhe Mbretëresha u larguan në fund të ditës në makinën e dhuruar nga kancelari Hitler, dhe bënë një shëtitje të gjatë. Mbretëresha Geraldinë po e ngiste.
Nga ana tjetër, njoftohet nga Tirana se princi Mehmed Abid, kunati i sovranit dhe i ngarkuari me punë në Paris, do të marrë postin e tij brenda pak ditësh.

Së fundi, midis dhuratave që u dhanë sovranëve shqiptarë me rastin e martesës së tyre, vumë re ato të qeverisë franceze: një shërbim tavoline prej tetë pjesësh me garnitura dhe njërin mbi të gjitha prej porcelani të Sèvres (Sevrës), si dhe një pasqyrë për mbretëreshën.”

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/new-york-herald-1938-mbreti-zog-deshiron-prej-kohesh-te-shkoje-ne-amerike-dhe-me-kete-rast-te-takoje-presidentin-roosevelt/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Del "qumësht" nga pema në oborrin e Kishës në Kosovë
Previous article "DASHURI QË NUK NJEH MOSHË"/ Nusja 22, dhëndri 92 vjeçar, arsyeja do t'ju habit

Redaktor2

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT