• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DESHËN TË MË VARROSNIN THELLË”/ Ja detajet e dorëheqjes së Kotzias
Home
Europë

“DESHËN TË MË VARROSNIN THELLË”/ Ja detajet e dorëheqjes së Kotzias

17 October, 2018 Isa.Autor Botë, Europë

Ministri i jashtëm, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen nga posti të mërkurën.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e kryeministrit grek, me një njoftim të shkurtër për shtyp, ku thuhet:

“Kryeministri Aleksis Tsipras pranoi dorëheqjen e ministrit të jashtëm, Nikos Kotzias. E falënderojmë nxehtësisht për kontributin e tij në qeveri dhe ndaj vendit 3,5 vitet e fundit.

Postin e ministrit të jashtëm e merr Kryeministri, me qëllim që të kontribuojë me të gjitha forcat në përfundimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës”.

Kotzias ka reaguar keq ne nje Twiter pas doreheqjes.

“Vjen momenti, thotë poeti, të vendosësh me cilët do shkosh dhe kë do lësh (pas). KM dhe disa Ministra bënë zgjedhjen e tyre në mbledhjen e Këshillit të Ministrave mbrëmë në darkë; më pas bëra edhe unë zgjedhjen time. Por është mirë të mos harrojnë këtë varg: Deshën të më varrosnin thellë, harruan se unë jam fara.”

Arsyeja o dorëheqjes lidhet me qëndrimin e kryeministrit Tsipras për të “lënë zbuluar” shefin e diplomacisë helene, në një përplasje me ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos të martën, gjatë një mbledhjeje të qeverisë.

Gjatë mbledhjes, Kotzias kërkoi që Kammenos të japë shpjegime për deklaratat që kishte bërë gjatë vizitës në Uashington, mbi nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe në Ballkan, gjë që do të linte për më vonë çështjen e emrit të Maqedonisë.

Mediat citojnë Kotziasin të ketë thënë se deklarata të tilla diskreditojnë vendin dhe minojnë linjën që ka vendosur qeveria greke për çështjen e Maqedonisë.

Mediat gjithashtu citojnë ministrin e mbrojtjes të jetë kundërpërgjigjur duke e akuzuar Kotziasin si “njeri të Sorosit” dhe që “është i zhytur në fondet e ministrisë së jashtme”, duke aluduar për korrupsion.

Me ndërhyrjen e disa ministrave të tjerë, debatit i është dhënë fund.

Sipas medias, ministri i jashtëm ndihet i nëpërkëmbur, nga fakti se kryeministri nuk ndërhyri që të merrte anën e tij.

Zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos, që u pyet të mërkurën në mesditë, i cilësoi si “shpikje të fantazisë” citimet e mediave. Zëdhënësi tha se nuk beson që ministri Kotzias të ketë pakënaqësi. Por Tzanakopoulos shtoi:

“Treni i qeverisë vazhdon rrugën, ka një destinacion të qartë, avancon në mënyrë konstante dhe do të mbërrijë në destinacion. Kush nuk dëshiron të mbërrijë në atë destinacion apo kush është i pakënaqur nga udhëtimi, mund të zbresë nga treni”, tha zëdhënësi.

Më pak se gjysmë ore pas kësaj deklarate, qarkulloi lajmi se ministri Kotzias i kishte dhënë fund qëndrimit të tij në krye të diplomacisë greke, ku u vendos që në janar 2015.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MERRI KREJT"/ Kida i dedikon këngë mashkullit që i lëndoi zemrën (VIDEO)
Previous article "PAKETA ANTI SHPIFJE"/ Reagon sërish Rama: Autorët do të ftohen në gjyq të sjellin prova ose të paguajnë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT