• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DERI SA NE KEMI USHQIM, EDHE MIQTË TANË…”/ Serbia zotohet për marrëdhënie më të mira me Malin e Zi
Home
Rajon

“DERI SA NE KEMI USHQIM, EDHE MIQTË TANË…”/ Serbia zotohet për marrëdhënie më të mira me Malin e Zi

29 June, 2022 s.autor Rajon

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, tha se shpreson që vendi i saj të rivendosë marrëdhënie më të mira me Malin e Zi.

Bërnabiç i bëri komentet pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç në Beograd.

“Kjo vizitë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne”, tha Bërnabiç.

Ajo tha se ka pasur bisedime “të mira, konkrete, dhe pragmatike” me Abazoviçin, dhe se kanë identifikuar disa çështje që mund t’i zgjidhin.

Si një prej tyre, ajo përmendi çështjen e transaksioneve të drejtpërdrejta, e cila, siç tha, mund të fillojë të zgjidhet menjëherë.

Sipas saj, bisedimet kanë prekur edhe çështjen e ushqimit, energjisë dhe lidhjeve infrastrukturore.

“Derisa ne kemi ushqim, partnerët dhe miqtë tanë në rajon do të kenë ushqim, e Serbia ka ushqim të mjaftueshëm”, tha Bërnabiç.

Ajo po ashtu tha se ka ftuar Abazoviçin që Mali i Zi t’i bashkohet nismës Ballkani i Hapur.

“Një gjë e tillë do të nënkuptonte një rajon shumë më të lidhur, siguri më të madhe, një shtysë më të madhe për ekonominë dhe besueshmëri për investime të huaja”, tha kryeministrja serbe.

Nisma rajonale Ballkani i Hapur është krijuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ajo parasheh qarkullim më të lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, por pjesë e saj nuk janë ende tri vende tjera të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

Abazoviç: Jemi gati të kthejmë një faqe të re

“Ne jemi sot këtu për të kthyer një faqe të re, dhe për të ngritur marrëdhëniet mes dy vendeve në nivelin më të lartë të mundshëm”, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

“Ju te ne mund të gjeni një mik të madh”, shtoi ai.

Abazoviç shfaqi besimin se nuk ka asnjë çështje të pazgjidhshme nëse ka vullnet të mirë.

“Dhe më besoni, ndjej se këtu ka vullnet të mirë”, tha ai.

Pas takimit me Bërnabiçin, Abazoviç u prit në drekë pune nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

“Jemi pajtuar që të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie më të mira”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë pësuar rënie të mprehtë, pasi Mali i Zi ka shpallur pavarësinë në vitin 2006, duke u ndarë nga unioni me Serbinë.

Autoritetet malazeze kanë akuzuar shpesh Beogradin zyrtar për mbështetje të opozitës pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, si dhe për mbështetjen e disa protestave në vitin 2020 kundër një ligji për liritë fetare.

Këto protesta janë organizuar nga Kisha Ortodokse Serbe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CELULITI, PROBLEMI I VERËS/ Si mund të trajtohet?
Previous article VRASJA MIZORE NË KOSOVË/ Zbardhet dosja, si u përdhunua dhe torturua 18-vjeçarja nga bashkëshorti dhe miku i tij

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT