• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DERI NË 10 MIJË EURO PËR TË SHKUAR NË BRITANI/ Detaje nga “Nomada”: Zbulohet ku ndodhej “super laboratori”
Home
Breaking News

DERI NË 10 MIJË EURO PËR TË SHKUAR NË BRITANI/ Detaje nga “Nomada”: Zbulohet ku ndodhej “super laboratori”

8 June, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Operacioni i madh “Nomada” i Policisë së Shtetit dhe SPAK, i finalizuar një ditë më parë në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, mundi të çojë në pranga një grup të madh personash me pozicione të ndara secili për falsifikimin e dokumenteve dhe kalimin në mënyrë të paligjshme të shqiptarëve në drejtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

Mësohet se ‘super laboratori’ që prodhonte dokumentet e falsifikuara ndodhet në Kosovë, por akoma nuk është arritur të gjendet nga autoritetet kosovare atje dhe bëhet fjalë për një laborator që prodhon me cilësi të mirë.

Megjithatë, autoritetet shqiptare kanë mundur të identifikojnë prodhuesin kryesor të kësaj veprimtarie kriminale, i cili nuk është kapur nga Kosova dhe tashmë është shpallur në kërkim.

SPAK dhe Policia e Shtetit zbardhën të plotë linjën e prodhimit, sjelljen e tyre në Shqipëri dhe dërgimin në drejtim të Spanjës.

Organizator kryesor i të gjithë rrjetit mësohet se ishte Bashkim Sula, i arrestuar në mesin e 26 personave, i cili në tërësi përgatiste rrjetin, koordinonte veprimet me Kosovën ku prodhoheshin dokumentet false dhe përgatiste transportimin e tyre në drejtim të Spanjës përmes agjencisë së udhëtimeve “Domi”.

Ndërkohë, Njazi Ademaj, po ashtu i arrestuar, kishte rol për gjetjen e qytetarëve që u duheshin dokumente false për t’i nisur në Spanjë, me destinacion final Britaninë e Madhe dhe Irlandën, të cilët arrinte t’i gjente në bashkëpunim me të tjerë.

Shqiptarët që donin të udhëtonin në vendin ishullor, ishin kryesisht të thjeshtë dhe kërkonin të shkonin për çështje ekonomike apo bashkime familjare. 35 të arrestuarit që janë kapur në Spanjë mësohet se janë identifikuar nga Policia e Shtetit, e cila më pas njoftonte autoritetet atje dhe ndaloheshin në kufi.

Shqiptarët paguanin për dokumentet false për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë nga 3500 Euro deri në 10 000 Euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Me pushkë dhe 130 fishekë, arrestohet 18-vjeçari në Bulqizë, në kërkim shoku
Previous article KAPET MAT/ Lëvizte me automatik, pranga 38-vjeçarit në Vaun e Dejës (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT