• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËRGONIN SHQIPTARËT NË ANGLI ME DOKUMENTA FALSE/ GJKKO lë në burg 24 persona, 7 në arrest shtëpie, 1 me detyrim paraqitje
Home
Breaking News

DËRGONIN SHQIPTARËT NË ANGLI ME DOKUMENTA FALSE/ GJKKO lë në burg 24 persona, 7 në arrest shtëpie, 1 me detyrim paraqitje

9 June, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka vlerësuar masat e sigurisë për 32 personat, të cilët akuzohen nga SPAK se janë përfshirë në trafikimin e emigrantëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Në burg janë lënë 24 persona, ndërsa 7 të tjerë në arrest shtëpie, 1 me detyrim paraqitje, ndërkohë që pesë janë ende në kërkim nga policia.

GJKKO ndryshoi masat vetëm për 3 të arrestuar. Për një grua me fëmijë 3 muajshe, prokurorja e çështjes Elida Celami kërkoi zëvëndësim mase nga ‘arrest në burg’, në ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë që zëvëndësim mase ka pasur edhe për Arnold Shahun, nga arrest në bug në arrest shtëpie.

Sakaq, një tjetër zëvëndësim mase u dha për një shtetas tjetër nga arresti shtëpiak në ‘detyrim paraqitje’.

Të 37 masat e sigurisë u firmosur nga GJKKO, me kërkesë të SPAK, që e mori dosjen në dorëzim nga prokuroria e Tiranës për moskompetencë, edhe pse hetimet kishin nisur që në vitin 2020. Për të zbardhur aktivitetin e grupit, dhe personat e përfshirë në të, Report Tv ka mësuar se SPAK ka infiltruar një agjent në mesin e tyre, i cili u ka kërkuar trafikantëve që të kalonte drejt Britanisë së Madhe.

Organizator kryesor, i të gjithë rrjetit mësohet se është Bashkim Sula. Ndërkohë, Njazi Ademaj, po ashtu i arrestuar, kishte rol për gjetjen e qytetarëve që u duheshin dokumente false.

Për sa i përket Xhelal Krasniqit sipas hetimeve rezulton se është personi që në Kosovë kishte ngritur laboratorin për falsifikimn e dokumenteve.

Ndërkohë një laborator i ngjashëm por më i vogël ishte në Tiranë, ku sipas hetimeve pas tij qëndron Ylli Brahimaj, një tjetër i arrestuar nga Policia e Tiranës.

Ka qënë agjenti që ka treguar të gjithë rrugën nga Shqipëria në Spanjë dhe më pas drejt Britanisë. Ka pasur komunikime lidhur me mënyrën e transportit nga shoferë dhe të punësuar të tjerë në dy agjenci turistike.

Pagesat shkonin nga 3 mijë deri në 20 mijë euro dhe bëheshin pasi mbërrinim në destinacionet finale. Mësohet se janë mbi 40 persona që janë ndihmuar qe të kalojnë në vende si Britania e Madhe, Kanadaja apo edhe ShBA.

Kryesisht falsifikoheshin dokumente Italiane, Rumune apo edhe Bullgare e Sllovene. Në këtë grup është e dyshuar edhe një avokate e cila udhëzonte shtetasit shqiptarë si ata të aplikonin për vizë kanadeze, ajo është nën masën arrest shtëpiak. Gjithashtu i përfshirë është edhe një polic i komisariatit nr. 5.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK PASKE KRITIKUAR FARE..."/ Pas përfundimit të BBV3, Bardhi ka një mesazh për Orin
Previous article "VDIQ NGA PIKËLLIMI"/ Babai i një prej pengjeve të liruara nga Hamasi ndërron jetë disa orë para se t’i kthehej i biri

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT